Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Joe Biden përlotet përpara nisjes për në Washington, mes emocionesh kujton të birin e ndjerë: Beau kishte punuar edhe në Kosovë

Joe Biden sapo ka mbajtur një fjalim në një ngjarje në selinë e Gardës Kombëtare të Delaëares para se të nisej për në Uashington, ku do ta bëjë betimin si president i SHBA-së.

Në fjalim, ai tha se do të ishte “gjithmonë një bir krenar” i shtetit, raporton cnn. Ai përshkroi SHBA-të dhe Delaëaren si “një vend shprese, drite dhe mundësi të pakufishme” gjersa më tutje shtoi se “Delaëare gjithmonë do të jetë në zemrën time”.

Presidenti i zgjedhur u emocionua dhe u përlot ndërsa i bëri homazhe, djalit të tij, Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2015, në moshën 46 vjeçare.

“Jam edhe më krenar që qëndroj këtu duke e bërë këtë nga objekti Major Beau Biden. Unë ndjej vetëm një keqardhje: që ai nuk është këtu, sepse ne duhet ta prezantojmë atë si president”, vazhdoi ai.

Ndryshe, pas çlirimit nga Serbia (1999), Biden punoi në zyrën e OSBE-së në Kosovë teksa ka trajnuar gjykatës dhe prokurorë për sistemin gjyqësor lokal. Një rrugë nacionale në vendin tonë ka marr emrin e Beau Bidenit gjersa e gjithë familja e tij kishte marrë pjesë në përurimin e saj.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *