Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Jo Xhemile ta ketë emrin, por edhe Xhevrie”, plas gallata në rrjet me Alketa Vejsiun: Falenderon Verën më shumë se Zotin

Faqja satirike “Lolita” ka bërë një postim “funny” për përplasjen mes Alketa Vejsiut dhe Xhemi Shehut. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një përplasje të mirëfilltë pasi ishte vetëm Alketa ajo që përmes faqes së saj “Revista Class”, i hodhi kunja Xhemit sepse kjo e fundit e imitoi kur këndonte në Festivalin e Këngës.

Gjatë paradites Alketa Vejsiu u shpreh se Xhemi Shehut do t’i shkonte shumë emri Xhemile dhe se rolin e gagaçes në humor do ta qante. Por faqja satirike “Lolita”, në postimin e saj ka shkruar se sido që ta ketë emrin Xhemi, vijon të jetë e bukur. Sipas “Lolita-s”, Xhemi është e kundërta e Alketës, që çfarëdo të bëjë, nuk e mbush dot boshllëkun shpirtëror.

“Jo Xhemile ta ketë emrin, por edhe Xhevrie…kjo nuk ka pikë rëndësie. Xhemi është e bukur, pozitive, i qeshin edhe sytë. Nuk sforcohet, nuk serviloset, nuk i thur elozhe njerëzve të politikës. Ndërsa Alketa është antiteza e saj. E kemi parë të mahnitet nga çitjanet e Edi Ramës, të falenderojë Verën më shumë se Zotin dhe i ka kaluar kufijtë e qesharakes megjithëse s’ka drejtuar kurrë ndonjë emision humori.

As ndërhyrjet estetike, as fustanet, as klasi i revistës, as paratë nuk ia mbushin dot boshllëkun shpirtëror. Duhet të shpikë këtë luftën qesharake me Xhemin, si ajo e Stresit dhe Noizyt…për t’i dhënë kuptim jetës së saj!”, ka shkruar “Lolita”.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *