Pandeli Majko në fjalim e tij gjatë aktivitetit përmbyllës të fushatës së PS në Tiranë kërkoi bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me opzoitën.
Kështu, pas Kryeministrit Edi Rama, edhe Ministri i tij zgjat dorën e bashkëpunimit me opozitën, me pretekstin që opozita ka shëtitur boll nëpër rrugë.
“Na votoni sepse duke votuar për numrin 12 votoni mekanizimin më të fuqishëm për të ndryshuar Shqipërinë. Duke votuar 12 ju bëheni një shiringë kundër mikrobeve të së ardhmes. Ju votoni për një tullë më shumë në shtëpitë e rindërtuara, për një shpresë më shumë, që për të përndjekurit të vazhdojë dëmshpërblimi, që për pensionistë të rriten pensionet. Janë dy mandate që ne i kemi hedhur si skeletet e banesave dhe tani ka ardhur momenti që të gjithë bashkë në aleancën me qytetarët dhe me dorën karshi kundër kundërshtarëve tanë sepse data 25 nuk do të ketë vetëm fitimtarë numrin 12, por edhe ata që do të jenë humbës.
Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve pa dallim bindjesh. Qeverisja e ardhshme nuk vjen vetëm si shuplakë por si dorë e shtrirë për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje sepse ne do të qeverisim dhe opozita duhet të dijë të kthehet brenda në sistem. Boll shëtiti rrugët ka ardhur koha që sëbashku ti përvishemi punës. Edhe ju që e keni me dyzim ia vlen apo jo ju them na votoni sepse do të ndryshojmë vetë për të ndryshuar Shqipërinë. 12 jeni ju jemi ne është PS e ardhmja e Shqipërisë,” tha Majko.
(E.H/Faxweb.al)