Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Jo vetëm Etilda Gjonaj, zbardhen emrat që ka paditur Ilir Meta sot në SPAK

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka mbërritur personalisht në SPAK për të hapur kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt ndërsa mësohet se nuk është ajo e vetmja ndaj të cilës ai ka bërë padi për shkelje të rënda kushtetuese.

Meta ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët janë, Etilda Gjonaj- me detyrë Ministre e Drejtësisë, Gentian Deva- me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia- me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Sipas Presidentit, ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme, “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

“Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale”, thuhet ënë njoftimin e Presidencës të publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Metës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *