01:36 | 27/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jo të gjithë pallatet e shpallur të pabanueshëm do të shemben”, Emergjencat Civile Lezhë: Do ketë proces të dytë rivlerësimi

20:36 | 08/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jo të gjithë pallatet e shpallur të pabanueshëm do të shemben”, Emergjencat Civile Lezhë: Do ketë proces të dytë rivlerësimi

Nëse një pallat është shpallur i pabanueshëm në Lezhë, jo domosdoshmërisht do të thotë se ai do të shembet. Lajmin e bëri të ditur përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile në Lezhë, Etjen Xhafaj.

Përmes një videoje ai bëri bilancin e tërmetit në Lezhë dhe iu bëri thirrje banorëve që të mos nxitojnë të nxjerrin orenditë dhe mobiljet nga shtëpitë. Sipas tij, për pallatet që janë shpallur të pabanueshëm do të ketë një proces të dytë rivlerësimi.

“Së pari, duam të tërheqim vëmendjen e të gjithë qytetarëve, të cilët janë duke lëvizur të gjithë pajisjet e tyre apo orenditë nga pallatet. Jo të gjithë pallatet të cilët janë përcaktuar si të pabanueshëm, do të shemben. Pra, do të ketë një proces të dytë rivlerësimi, gjatë të cilit do të vlerësohet edhe ndërhyrja e mundshme.

Ka raste ku do të ndërhyhet strukturalisht, për gjithë të tjerat do të ketë një vendim specifik nga këshillat bashkiakë të të tre bashkive për të spcifikuar atë që do të ndodhë. Dhe pastaj do të mundësohet edhe afrimi me këto godina i qytetarëve, të shoqëruar nga Policia dhe instancat e tjera ligjore dhe shtetërore për të mundësuar tërheqjen e orendive dhe mjeteve të tyre”, tha Xhafaj.

Po ashtu, ai bëri me dije se nesër do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Lezhës për të diskutuar rreth qirave që do të marrin banorët e prekur nga tërmeti.

“Gjithashtu është marrë një vendim i Këshillit Bashkiak Lezhë për të vijuar me bonusin e qerave për qytetarët e Lezhës. Nesër do të ketë mbledhje të Këshillave Bashkiakë, si nga Këshilli Bashkiak i bashkisë Kurbin ashtu dhe nga Këshilli Bashkiak i Mirditës për të marrë vendime në lidhje me këto.

Gjithashtu, Këshilli Bashkiak i bashkisë Kurbin do të shqyrtojë edhe njëherë situatën në lidhje me pallatet e dëmtuara. Sa u përket institucioneve publike dhe shërbimeve, sot është bërë evakuimi i një pjese të spitalit të Laçit, në bashkinë Kurbin, në drejtim të spitalit të Lezhës.

Kemi reaguar menjëherë duke shtuar shërbimet ambulatore dhe gjithashtu duke mbajtur të hapur në qytetin e Laçit shërbimet e emergjencës”, u shpreh Etjen Xhafaj.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: emergjencat civile lezheetjen xhafaj
Pas

“E pive jetën me një kupë”, moderatorja e njohur në zi, humb personin e dashur për të

Para

“Rama po i lutet Erdoganit ta mbrojë nga goditja penale”, Ngjela zbulon rrugën e vetme të shpëtimit për kryeministrin

Para
“Po më lër ore të mbaroj se po më ç’orienton”, Ngjela përplaset me inxhinierin: Ore zotëri o je i dehur…

“Rama po i lutet Erdoganit ta mbrojë nga goditja penale”, Ngjela zbulon rrugën e vetme të shpëtimit për kryeministrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Shenjat si të dalloni kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët ose i lartë

Thashethemet e lidhjes me Wanda Narën bëjnë të reagojnë Balde dhe bashkëshortja e tij: Janë fëmijë, nuk duam të na përmenden emrat për ta

Opozita e akuzon për lidhjet me McGonigal, reagon Rama: Njerëzit e dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

Grupi i gjakut: Çfarë zbulon për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin tonë

Armatimet për Ukrainën, Donfried: Duam që të mbrojë sa më mirë sovranitetin e saj

Veliaj mohoi akuzat për mbetjet, reagon Monika Kryemadhi: Hajdut ordiner i Tiranës, Erioni plehrave dorëzon çelësat e bashkisë në 14 maj

Sekretari Austin pret në Pentagon ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Përsëritet ngjarja e Floyd në SHBA, policia dhunon për vdekje një postier me ngjyrë në Memphis

Faktori që përshpejton plakjen! A mund ta shmangni atë?

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.