AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

”Jo duke më fyer mua”, Meço debat me Bushatin: O zonjë nuk më paguajnë që të flas…

Deputeti socialist, Ervin Bushati dhe gazetarja Sonila Meço janë përfshirë në debat mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Tempora’. Meço nuk ka lejuar vazhdimin e ironisë ndaj ish deputetet Jorida Tabaku për koncestionet, ndërsa theksoi se socialisti nuk mund ta ofendonte.

Pjesë nga debati:

Bushati: Nuk i hyj këtyre termave ngëlthyer, ngëlfatur, ulërit, alarmi.

Meço: Do mësoheni kur vini në një emision televiziv edhe me pasurimin e gjuhës shqipe.

Tabaku: Për të treguar alarmin tregohen të gjitha.

Meço: Për sa kohë merreni me batuta, me mënyrën se si flasim …

Bushati: O zonjë thash unë nuk paguhem për këtë punë.

Meço: Ju shqetësojnë koncesionet apo jo?

Bushati: Jo! Po më lër të mbaroj.

Meço: Jo duke më fyer mua!

Bushati: Nuk po të fyej, por ti nuk të lë të mbarosh.

Meço: Po fyeni fjalët që unë them. Fyerje personale jo.

Bushati: Çfarë fyerje personale? Unë thash që nuk paguhem për të folur artistikisht.

Meço: Dakord. Unë e marr për fyerje personale.

Bushati: Po e more kështu unë nuk flas më pra

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *