AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Jetojmë në dy shtete paralele”, Meta: Pse çdekretimi i 30 Qershorit është kushtetues

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar në terma jurik se çdo të thotë ç’dekretimi i një dekreti nga ana e tij, duke bërë krahasimet me ligjet që mirato parlamenti apo me vendimet që merr Këshilli i Ministrave dhe në raste të veçanta pezullimin apo ndryshimin e tyre për rishqyrtim.

Meta tha se sikurse është e ligjshme që qeveria të ndryshojë një VKM, apo Parlamenti të ndërhyjë në një ligj të caktuar, edhe presidenti ka të drejtë të çdekretojë një dekret të mëparshëm.

Presidenti argumentoi se debate mbi çdekretimin që është një akt i paligjshëm, është propagandistik dhe theksoi se të paktën ata që kanë njohje juridike, nuk duhet ta artikulojnë diçka të tillë sepse sipas tij e dinë shumë mirë që nuk është ashtu siç e shprehin në interes të propagandës.

“Nuk kam psur asnjë arsye pse të sillesha ndryshe në këtë Komision për ftesën që kam pasur, pavarësisht vlerësimit që kanë institucione të caktuar, kam qenë, jam dhe do të jem shembull i bashkëpunimit. Kjo është një kulturë e cila mungon dhe ndaj jemi në një situate të tillë institucionale.

Presidenti i Republikës ka respektuar në mënyrën më të përgjegjshme Kushtetutën dhe detyrimet e detyrueshme dhe jo të sugjerueshme që nga Deklarata për të Drejtat e njeriut, Marrëveshjen për Stabilizim Asocimin, apo detyrimet e Shqipërisë si një vend në pritje për të drejtuar OSBEE. Në këtë drejtim, besoj se të gjitha ata që iu besojnë fakteve, të vërtetës dhe të bardhës në të zezë janë të pranueshme. Për ata që besojnë të kundërtën kanë të drejtën e tyre.

Jetojmë në dy shtete njëkohësisht, në shtetin e propagandës dhe në shtetin e së drejtës. Unë përfshihem në shtetin e të drejtës, ndërsa në shtetin e propagandës thuhet se Presidenti nuk ka të drejtë të çdekretojë. Në fakt unë nuk kam çdekretuar si president, unë kan dekretuar një datë të re. Parlamenti ka të drejtë të nxjerr ligje, unë kam të drejtën e dekretimeve, dhe unë kam çdekretuar një dekretim të mëparshëm, siç ka të drejtë edhe qeveria të shfuqizojë një vendim të mëparshëm apo parlamenti të ndryshojë një ligj të mëparshëm. Ata flasin për çdekretim, e madje edhe juristë që e dinë shumë mirë që është kushtetuese, unë do të përgjigjesha se edhe parlamenti të ç’ligjerojë, edhe qeveria të ç’tenderojë. E gjitha kjo është një lojë propagandistike. Të ndërtojnë një ide që mos vallë ky e ka shkelur me të vërtetë Kushtetutën? Kjo nuk është aspak e vërtetë”, tha Meta

PRESIDENTI META KONFERENCE PER SHTYP

Publiée par Fax Web sur Mercredi 11 septembre 2019

(F.GJ./Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *