Wuhan, i konsideruar nga shumë njerëz anembanë botës si qyteti ku shpërtheu koronavirusi, sot nuk ka asnjë kufizim dhe i është rikthyer jetës normale.
Pandemia është lënë pas dhe për shumë ishte thjesht një ëndërr e keqe. Wuhani i është kthyer normalitetit në të gjitha drejtimet. Shkolla të hapura, ekonomi funksionale, jetë nate. Asgjë nuk mungon.
Autoritetet lokale kanë vendosur tashmë që në 28 nëntor deri në 6 dhjetor të presin dhe një konferencë ndërkombëtare të dedikuar për tregtinë dixhitale.
Eventi ka për qëllim t’i tregojë botës vitalitetin e ekonomisë së qytetit kinez. Në panair do të marrin pjesë diplomatë dhe delegacione tregetare nga 50 vende të botës.
Sipas ekspertëve shëndetësor dy kanë qenë faktorët kryesor. E para karantina e rreptë dhe e dyta testimet masive pas rihapjes.
Me këto dy metoda, Kina sot regjistron 100-200 raste me Covid-19, dhe kryesisht në pikat kufitare. 1 muaj më parë 6 persona rezultuan të prekur nga koronavirusi në një prej krahinave dhe autoritetet testuan 6 milionë banorë brenda disa ditëve, ku izoluan të gjitha vatrat.