Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në një takim elektoral me të rinjtë e Gramshit. Gjatë takimit, Rama iu tha të rinjve se jeta nuk është e thjeshtë, por malore dhe për këtë duhet të punojnë shumë.
Ndërkohë Rama tregoi edhe një herë qëllimin e tij se përse i duhet edhe një mandat tjetër. Ai u shpreh se do të jap mishin e shpirtin që të ngjitet në maj dhe se për këtë ka pikën e fortë, karakterin.
“Kur era është bërë më e fortë atëherë kemi zgjedhur ti shmangemi sfidave të mëdha. E kemi paguar shtrenjtë shmangien e luftës me sfidat që na janë shfaqur. Në një moment të caktuar shqiptarët rendën pas Haxhi Qamilit dhe e paguan shtrenjtë.
Të kujton atë shprehjen e popullit “Të përsëritësh të njëjtën gjë nuk është asnjë gjë tjetër veçse të t’jesh budalla”.
Ata premtojnë euro, akoma më shumë mijë euro për një sipërmarrës, mijëra e mijëra euro të tjera për një pensionist. Ju jeni të vegjël, po pyesni prindrit tuaj e kanë dëgjuar nga Sudja, Vehbiu dhe Xhaferri por nëse këto do të bëheshin do të ishin bërë.
Të gjithë ata që shkojnë në emigracion që shkruajnë se Franca e Gjermania kanë bërë këto g jëra, atëherë kuptojmë se ato vende kanë bërë më shumë duke punuar.
Asgjë nuk bie nga qielli përveç shiut. Nuk ngrihet asnjë gjë nga toka përveçse punës. Nuk ka një fermer që thotë se prodhimet bien nga qielli.
Jeta është një malore dhe kjo botë është e guximtare dhe e atyre që nuk tallen dhe që nuk ja bëjnë të tjerve suksesin si gjënë më të lehtë. Duhet të punojmë edhe më shumë.
Nuk e dua pushtetin për veten time. Nëse do të më thoshte dikush ça do ti mo se ke qënë ministër e kryeministër. Po nëse unë qëndroj këtu është sepse mua nga emigracioni më ka sjellë maja që kam parë për Shqipërinë.
Unë e di se si ne mund të ngjitemi në atë majë. Do jap mishin e shpirtin që të ngjitem në atë maj. Ne kemi bërë gabim, kemi bërë më shumë gabime se sa dimë. Por një dallim të madh mes neve dhe atyre dhe ajo është që ne kemi forcë karakteri.”, u shpreh Rama
(R.G/Faxweb.al)