Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Jeta e ‘shfrenuar’ luksit e çiftit shqiptar nxjerr zbuluar grupin kriminal, shkatërrohet banda e kokainës në Itali

Një operacion i gjerë antidrogë i zhvilluar mëngjesin e sotëm çoi në ekzekutimin e dhjetë urdhra-arresteve me burg.

Policia italiane në Leçe, ka shpërbërë një grup kriminal të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë të cilët akuzohen për administrimin e një trafiku të gjerë droge në provincat e Lecco, Monza, Brianza, Milano dhe Sondrio. Disa kërkime nëpër shtëpi janë zhvilluar kundër të arrestuarve. Operacioni u kodua në shqip “Tullac” dhe u zhvillua pas një hetimi përreth një vit.

Aktiviteti hetimor bëri të mundur zbulimin e një trafiku të madh droge që transportohej nga Holanda e destinuar për sheshet e Lombardisë.

Hetimet nisën pas arrestimit të një shqiptari me iniciale M.J., 36 vjeç, me të dhëna të shumta penale veçanërisht në lidhje me trafikun e drogës dhe mbajtjen e armëve.

Këto dyshime nisën pas standardit të lartë të jetesës të burrit shqiptar dhe gruas së tij, pronar të një bari në Malgrate, i kthyer në epiqendër të shitjes së drogës.

Aktiviteti hetimor bëri të mundur rindërtimin e rrjetit të klientëve të autorit shqiptar që furnizonin vetëm shitës të tjerë të drogës dhe jo konsumatorë përfundimtar.

I gjithë operacioni u bë jashtëzakonisht i vështirë nga periudha e urgjencës shëndetësore për shkak të Covid-19, por që nuk e kishte ngadalësuar trafikimin e paligjshëm pavarësisht kontrolleve të rrepta të policisë.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.