10:40 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jeruzalemi është kryeqyteti ynë prej 3000 vitesh”, flet Ambasadori i Izraelit: Me Hamasin nuk negociohet, me palestinezët po (Këshilla për Shqipërinë)

17:50 | 15/05/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jeruzalemi është kryeqyteti ynë prej 3000 vitesh”, flet Ambasadori i Izraelit: Me Hamasin nuk negociohet, me palestinezët po (Këshilla për Shqipërinë)

Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Noah Gal Gendler ka dhënë një intervistë këtë të shtunë për Fax News, ku ka folur për përplasjen e armatosur Izrael-Palestinë.

Pyetjes përse nisi konflikti, ambasadori Gendler deklaroi se faji është i organizatave terroriste të Hamasit të cilat kontrollojnë territorin e Gazës dhe dëshirojnë që të ketë konflikt.

Për ambasadorin, nuk është e mundur që të negociohet një marrëveshje me Hamasin, ndryshe me palestinezët, për të cilët thotë se pavarësisht se merr kohë, me ata mund të arrish marrëveshje.

Gendler mohon kategorikisht që të ketë qenë Izraeli ai që ka gjuajtur i pari në drejtim të Palestinës. Madje, ai shton se ushtria izraelite si askush në botë, paralajmëron qytetarët të largohen para se të sulmojë.

Vendimin e SHBA për të zhvendosur ambasadën e saj në Jeruzalem, gjë të cilën e kanë bërë disa shtete të tjera pas saj, përfshirë këtu Kosovën, ambasadori Gendler e vlerësoi shume, duke bere te qarte qe Jeruzalemi eshte kryeqyteti i tyre prej 3000 vitesh.

Shqipëria nuk ka bërë të njëjtën gjë. I pyetur mbi këtë temë, Ambasadori theksoi se shpresojnë që këtë ta bëjë dhe Shqipëria, ama ky është nje vendim që i përket kësaj të fundit, shtoi ai.

Intervista:

Pse nisi konflikti? Sepse kanë egzistuar dhe më parë, dhe janë rindezur gjithmonë ccdo 2-3 vjet. Kjo ka ndodhur për arsye se organizat terroriste të Hamasit kontrollojnë Gazan dhe dëshirojnë që të ndodhë. Kjo është arsyeja.

Kush qelloi i pari? Nuk kemi qëlluar ne të parët, ata kanë gjuajtur mbi qytetarët tanë.  Ne nuk gjuajmë civilët. Ne bëjmë kujdesin më të madh që të mos gjuajmë civilët. Ne përpara se të qëllojmë paralajmërojmë njerëzit, largoheni nga shtëpia. Askush tjetër nuk e bën këtë. Ushtria jonë është konsideruar ushtri model.

Hamasi? Ju duhet të kuptoni se Palestinezët nuk janë të bashkuar. Hamasi gjuan ndonjëherë edhe mbi palestinezët. Nuk shoh asnjë mundësi bashkëpunimi me Hamasin. Me palestinezët mund të besh paqe.

Ndërhyrje me tanke? Nëse nuk arrijmë qëllimet tona me procedurat, në fund të ditës ne duhet të marrim të tjera masa. Nuk duam të vuajmë me një kohë të gjatë, kështu që ne do marrim një vendim.

Jeruzalemi? Jeruzalemi është kryeqyteti ynë prej 3000 vitesh. Jemi të lumtur që SHBA lëvizi ambasadën e vet në Jeruzalem. Këtë gjë bëri dhe Kosova. Ne shpresojmë që ta bëjë dhe Shqipëria, por ky është një vendim që i takon atyre.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Flet nga Izraeli Irena Steinova: Hamasi është gjakpirës, njësoj si Enver Hoxha. Ja kur pritet të përfundojë konflikti Izrael-Palestinë

Para

“Akoma nuk kemi parë asnjë provë të masakrës zgjedhore”, aleati i del kundër Bashës: Ku po shkon e djathta?!

Para
Basha del me emra nga selia: Si i morën votat Tom Doshi i listës së zezë, Çyrbja e Ndraxhi, Rakipi e Dako, Aurora Mara, motra e një të shpalluri në kërkim ndërkombëtar…

"Akoma nuk kemi parë asnjë provë të masakrës zgjedhore", aleati i del kundër Bashës: Ku po shkon e djathta?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.