AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Jepja mikrofonin bjondes”, qytetaren e kapin emocionet para Ramës: Të presim në shtëpi e lokale, s’duam t’ja dimë për parti

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesë të minoritetit grek në Dropull, Kryeministri Edi Rama ka dëgjuar ankesat e disa prej banorëve të zonës.

Disa prej tyre janë ankuar për drejtorin e Hipotekës në Gjirokastër, ndërsa të tjerë e kanë mburrur të njëjtin drejtor.

Interesant në bashkëbisedimin e Ramës me qytetarët, ka qenë dhe dialogu me një banore të Dropullit, e cila nuk e ka fshehur entuziazmin për vizitën e Kryeministrit.

Bashkëbisedimi mes tyre:

Rama: Jepja mikrofonin asaj bjondes

Qytetarja: Besoj se do na mbështesësh ti se kemi besim. Je një Kryeministër që ke bërë punën më të madhe. Le të themi dhe një të mirë, jo një të mirë, por shumë që ke bërë në Shqipëri dhe Dropull. Qendrat shëndetësore s’ishin kështu siç i kemi parë tani. Se unë s’flas dhe mirë shqip do më falni. Eeee (qytetares i mbahet goja)

Rama: Më mirë ti që s’flet mirë po thua fjalë të mira se ata që flasin mirë po ia fusin kot.

Qytetarja: Bashkë me neve bëhen këto, duke u bashkuar, jo duke djegur njëri-tjetrin, i Tavos i Mavos, ku di unë… Ju mirëpresim në shtëpi në lokale kudo që të na vini…

(F.G/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.