Gjykáta e Shkodrës ka dhënë masën “árrèst me bùrg” për 19-vjeçarin Ilirjan Hasanaj, i cili akuzohet se kreu átentat ndaj shefit të Pòlicisë Bashkiake Malësi e Madhe, ku mbeti i plágosur Mentor Hasanaj dhe babi i tij.
Trupa gjykuese ka lënë në burg edhe Verzan Bajraktaraj, i cili akuzohet se ishte bashkëpunëtor për fshehjen e Hasanaj, i cili qëndroi disa ditë në Velipojë derisa u vetëdorëzua në polici. Pala mbrojtëse ka kërkuar një masë lehtësuese duke u bazuar në faktin që janë vetedorezuar, por kërkesa nuk është marrë parasysh.
Në dëshminë e tij, Hasanaj e ka pranuar krímin, duke deklaruar se ai nuk kishte një plan të përgatitur për èkzèkutimin e 37-vjeçarit, po e kishte bërë në mënyrë të pavetëdijshme dhe nën efektin e álkoolit.
Ndryshe nga babai i tij, i cili tha se nuk ka asnjë konflikt, i riu ka thënë se e ka plágosur për një problem të vjetër pronësie.
Dëshmia e Ilirjan Hasanit: Une e kam qèlluár shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bere pa paramendim. Nuk kam qene i parapergatitur per nje gje te tille. Thjesht e kam pare duke kaluar ne rruge dhe i jam vene mbrapa. Armèn e kam patur me vete sepse ka pasur disa kohe qe e kisha dhe nuk eshte se e kam marre ate dite.I jam vene mbrapa dhe e kam qèlluar por ne ato momente kam qene disi nen ndikimin e álkoolit. Thjeshte e kam pare rastesisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur ne ate moment. Arsyeja e plagosjès lidhet me nje problem pronesie tonen.
Eshte nje konflíkt i vjeter pronesie mes nesh dhe une kete histori e kam degjuar nga babai dhe kur e kam pare ne ate moment duke qene edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qèlluar por nuk kam pasur nje plan te pergatitur. Duke qene drejtor me erdhi ne mendje se mund te na pengonte tek pronesia por çdo gje ka qene ne ate moment. Ndersa kusheriri im nuk ka patur asnje ide se çfare kam bere une por thjeshte e kam thirrur duke i thene qe te me merrte sepse kisha nevoje por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak ne dijeni te plágosjes. Une jam pènduar maksimalisht per çfare kam bere dhe per kete fakt edhe jam vetedorèzuar ne polici. Fillimisht kam qene i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shume shume i penduar ndaj kam ardhur qe ta pranoj çfare kam bere”. (A.M/Faxweb.al)