Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Jepet masa për të arrestuarit e Kavajës, 3 nga 7 të protestuesit mbahen në burg (Emrat)

Tre  nga shtatë të arrestuarit pas incidentit të ndodhur  në KZAZ-ën e Kavajës janë lënë në burg.

Gjykata e Kavajës ka vendosur si masë sigurimi personal  “arrest me burg” për shtetasit Arben Xhihani, Ervin Baklli dhe Elvis Duro.

Për Daut Elmazin është dhënë masa   “arrest shtëpie”, ndërsa për Dermisha Bukova, Lirim Dedja dhe Fadil Rustemlliu “detyrim paraqitje”.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm erdhi pas përplasjes mes tyre dhe policisë në KZAZ-ën numër 42 Kavajë, aty ku protestuesit tentuan të nxirrnin jashtë ambienteve të shkollës marerialet zgjedhore në zbatim të dekretit të Presidentit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *