AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Jep llogari, pse jemi pa Gjykatë Kushtetuese?”/ Debati i ashpër live në studio, Manja-analistit: Je anarkist… Fol, ku ishe në 1997-1998?

Të ftuar në studion e emisionit “Open” mbrëmjen e kësaj të hëne, analisti Neritan Sejamini dhe deputeti socialist Ulsi Manja, gjatë diskutimeve midis tyre për problemin me mungësën e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, janë përplasur ashpër për minuta me rradhë dhe pa asnjë pauzë mes tyre.

Ka qenë Neritan Sejamini i pari që i ka kërkuar deputetit të PS-së që të mos sillet në studio si një analist, por si një kryetar i Komisionit të Ligjeve që duhet të japë llogari përse mazhoranca e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.

Ndërkohë, Manja ka replikuar menjëherë duke i thënë se mos më bëj me këmbë e me duar, ndërsa shton se zgjedhjet e 30 qershorit janë të pandryshueshme.

I ndodhur përballë kërkesës së llogarisë nga Sejamini, si qytetar, për lënien e vendit pa gjykata, Manja është shprehur se kjo ishte si rezultat i kostos së realizimit të një reforme të tillë. si dhe ka shtuar se vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese do të ndodh brenda këtij sesioni, gjë për të cilën Sejamini është shprehur se janë vetëm përralla.

Debati në studio i ka ashpërsuar tonet e analistit ndaj Manjës, madje palët kanë përdorur edhe fjalë të rënda gjatë diskutimit, ku kur po flisnin për çështjen e 1997, deputeti e ka akuzuar Sejaminin si anarkist duke i thënë se: “Ti po shkon studio më studio e po ndjell 1997-n.

Sejamini: Çfarë është 1997, për kulturë?

Manja: Ku ishe ti në 1997?

Sejamini: Ç’të duhet ty, polic je ti? Apo je deputet që duhet të japësh llogari.

Debati në studio: 

Manja: Jemi pa Gjykatë Kushtetuese por askush nuk pyet se pse jemi pa Gjykatën dhe kur do ta kemi një të tillë?

Sejamini: Që ju luftuat korrupsionin dhe e çliruat drejtësinë nga korrupsioni është e qartë, por aman sot skemi Gjykatë Kushtetuese.

Manja: Zonja Vasili… Ne sot që flasim nuk e kemi funksionale atë Gjykatë Kushtetuese për shkak të asaj marrëveshje të madhe që bëmë në korrikun e vitit 2016.

Vasili: Tani të lutem, mos të fillojmë të bëjmë historikun e Reformës në Drejtësi… Të jemi konkret… Zoti Manja ju keni qenë pafund në këtë studio për të folur për reformën.

Sejamini: Të mos bëjmë propaganda politike kot… Kjo është absurd! O zoti Manja, tani juve jeni kryetar i Komisionit të Ligjeve. Ju jeni Parlamenti vëlla, jeni kryetari i ligjeve, duhet të jeni autoriteti më i lartë për të mbrojtur ligjin. Ju jeni njeriu numër një i ligjit në Shqipëri. Ju duhet të mbroni Kushtetutën. Duhet të thoni: “S’ka! Gabim! Do ta bëjmë.”, Kurse ti më bën propagandë politike? Po ti je dhe deputet more zotëri.

Manja: Unë jam kryetar i Komisionit të Ligjeve… Jam këtu për të mbrojtur Kushtetutën.

Sejamini: Po kë Kushtetutë po mbron ti? Po si thotë Kushtetuta për Gjykatën Kushtetuese?

Manja: Që Kushtetuta mund të ndryshohet… Që data e zgjedhjeve mund të shtyhet… Që Presidenti mund ta ndryshojë datën e zgjedhjeve. Qën në këtë vend nuk ka zgjedhje. Po jo more të lutem….

Sejamini: Po kjo është propagandë. Po kam një pyetje për ty mo: Kur ti bën një Ligj kush e kontrollon ligjin tëndë nëse është Kushtetues apo s’është Kushtetues sot? Kur ti sot miraton një ligj, kush të kontrollon ty? Ke parë ti botë pa kontroll Kushtetues të ligjeve të tua? Kush e jontrollon ligjin në këtë vend…

Manja: Gjykata Kushtetuese…

Sejamini: Cila Gjykatë Kushtetuese?

Manja: Gjykata Kushtetuese që do të jetë funksionale pas pak, dy javësh…

Sejamini: Kush? Cila? Cila? Që do të jetë funksionale pastaj… Pra sot ti vjen dhe e bën ligjin dhe vjen pastaj.. Pastaj ëëë…Pastaj ëëë…

Manja: Lëre mor mos më bëjë me këmbë dhe me duar ashtu… Je anarkist.

Sejamini: Unë jam anarkist? Anarkist është kjo pa Gjykatë Kushtetuese.

Manja: Kërkoni ta ktheni Shqipërinë në ditët më të errta të vitit ’97.

Sejamini: Me kë flet ti mo?

Manja: …sepse ti nesër prêt biletën dhe ikën nga Shqipëria.

Sejamini: Me kë flet ti mo? Me kë flet?

Manja: Flas me ty që në vitin 2005 erdhe te kombi për të ndritur Shqipërinë dhe përfundove në rrugë.

Sejamini: Po si s’të vjen turp? Turp sepse je kryetar i ligjeve dhe justifikon mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Kush je ti që po më thua more… kush je ti? Nga erdhe? Ti, kryetar i Komisionit të Ligjeve që thotë s’ka problem që s’ka Gjykatë Kushtetuese.

Manja: Po dale more, sepse unë jam më i shqetësuar sesa ti që s’ka Gjykatë Kushtetuese. Por Gjykatën do ta keni brenda muajit qershor do ta keni.

Sejamini: Kur? Kur të duash ti? E di ti? Nga e di ti?

Manja: Jo kur të them unë, por kjo ishte marrveshja.

Sejamini: Si sju vjen turp, jeni dhe deputet.

Manja: Sepse sipas kësaj që thua ti, thua ta stopojmë procesin e vettingut…

Sejamini: Jo mor jo, lërini këto… këto janë përralla. Kjo është politika, këto janë përralla.

Manja: Po ça përralla? Përralla janë ato që ju tregon ti shqiptarëve se ju vë pasaportën në xhep për të ikur dhe ju rikthen shqiptarëve anarkinë këtu.

Sejamini: Ligj, ligj. Ke Gjykatë Kushtetuese me një individ dhe s’ke Gjykatë të Lartë. E pra e Kuptove? S’ka…

Manja: Lëri mor, leri këto..

Sejamini: Si lëre..

Manja: Është për të ardhur turp të flasësh ti… Jeni shkolluar në shkollat e Perëndimit ju dhe i predikoni anarkinë shtetit.

Sejamini: Në vend të ulësh kokën dhe të thuash na falni se e prishëm pak, nuk e llogaritëm siç duhej, na doli jashtë kontrollit, bie dhe erë burrash aty. Po ka shqiptarë që nuk marin dot pronat.

Manja: Jo mor nuk e prishëm jo, nuk na ka dalë jashtë kontrollit. Më datën 8 shkurt 2018 është dhënë vendimi i parë i vettingut. Çfarë kërkoni ju tani, të stopojmë procesin e vettingut? E kuptoni apo se kuptoni?

Sejamini: Po lëre mor tani këto janë përralla… Tregoi diku tjetër jo këtu.. Lëto janë përralla.

Manja: Sot kemi një vit nga zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe jemi në prag të plotësimit me gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Sejamini: Këto janë përralla. Këni nja dy vjet që thoni në prag në prag…

Manja: Janë përralla për ty, se ty…

Sejamini: Më jep datën kur do bëhet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

Manja: Brenda këtij sesioni Parlamenti nuk i mbyll punimet e veta pa ndërtuar Gjykatën Kushtetuese. Këtë po ta them unë, nuk mbyllet pot ë them

Sejamini: Kujt sesioni? Aaa këtij sesioni eee, do bëkeni 7 veta ju, 8 veta përnjëherë ëëë. Aaa do e shohim. Dakord…. Po Gjykata e Lartë?

Manja: Gjykata e Lartë, po ja pra sepse nuk ke njohuritë e duhura për Gjykatën e Lartë. E dini juve se Këshilli Gjyqësor ka hapur garën për personat që do të vijnë nga jashtë gjyqësorit

Sejamini: Po çmë duhet mua more, unë them sot ske, s’ke more… Rëndësi ka që sot s’ke.

Manja: Po sepse kjo është kosto e reformës që pranuam të kemi.

Sejamini: Po ç’kosto? Ku e ke gjetur konceptin mo? Ku e ke gjetur konceptin juridik kosto reforme ti mo zotri? Ku është ky koncepti kosto reforme? Nga e nxjerrë ti?

Manja: Por po të interpelosh nga e para një pushtet gjyqësor, një pushtet të korruptuar dhe ti paske dashur ta kalosh pa kosto reformën?

Sejamini: Po ku e ke gjetur ti konceptin kosto reforme se se marr vesh?

Manja: E di ti se çfarë është Reforma në Drejtësi?

Sejamini: Jo nuk e di, jam injorant. Ma shpjego ti…

Manja: Nuk i përgjigjem dot injorancës tënde unë.

 Sejamini: Që duhet të rri unë pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese ky është thelbi i Reformës në Drejtësi? Dhe ju që nuk reflektoni mbi gabimet që keni bërë?

Manja: Jo mor jo, një vit ka nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe është arritur shumë madje.

Sejamini: Po po patjetër, edhe më shumë do të bëhet. Lemi berë shumë, por do bëjmë edhe më shumë, e kuptova.

Manja: Jo, por e ndrite ti në 2005 dhe prandaj mbeti Shqipëria kështu.

Sejamini: Po kjo është personale. Mos e merr personale mo, se je deputet. Ke për detyrë të respektosh njerëzit se s’lejohet. Lëri këto lëri…

Manja: Unë jam shumë i përgjegjshëm… Unë nuk u ndjell shqiptarëve as ’97 as ’98 .

Sejamini: Po pse kush ua ndolli?

Manja: Ja ti, ti… Ti me ato qëndrimet e tua që mbanë nga studioja në studio.

Sejamini: Me cilat qëndrime?

Manja: “S’ka  zgjedhje”, “Do shtyhen zgjedhjet”… Po lëre ore, lëre…

Sejamini: Si si si the se jam kurioz? Ça lidhje ka ’97 me të tjerat ma shpjego pak të lutem sepse paske llogjikë interesante? Si është kjo puna e ’97 me zgjedhjet?

Manja: Ku ke qenë në ‘97 dhe në ’98, kam një pyetje unë për ty?

 Sejamini: Po ç’të duhet ty ku kam qenë unë? Do të jap llogari ty unë?

Manja: Ë?

Sejamini: Çtë duhet ty ku kam qenë? Unë jam qytetar, ti kush je ti që më pyet mua ku kam qenë unë?

Manja: Edhe unë jam qytetar…

Sejamini: Ç’të duhet ty? Ti, je polic që pyet?

Manja: Qytetar, qytetar.

Sejamini: Ti më thuaj mu apse s’ka Gjykatë të Lartë dhe Gjukatë Kushtetuese…

Manja: Gjykatën Kushtetuese do ta kenë shumë shpejt shqiptarët, edhe Gjykatën e Lartë…

Sejamini: Po faleminderit, faleminderit… Dakord.

(B.L/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *