Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Jep dorëheqjen drejtuesja e sapo emëruar e ARRSH-së, Vasilika Vjero

Vetëm pak ditë pas emërimit në postin e drejtueses së ARRSH-së, Vasilika Vjero  ka dhënë dorëheqjen. Vjero është emëruar në këtë post të rëndësishëm me datë 20 Shtator dhge dorëheqja e saj vjen vetëm 13 ditë pas këtij emërimi.

Ajo zëvendësoi në këtë detyrë, Sonila Qaton e cila dha dorëheqjen pas akuzave të bëra për korrupsion. Ish-drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero ka qenë më herët edhe drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ndërkohë ende nuk dihet arsyeja e kësaj dorëheqjeje të papritur.

Kujtojmë që dorëheqja e Sonila Qatos erdhi pas akuzave të disa ditëve më parë nga kompania ‘Gjoka Konstruksion’, se ish-drejtoresha e ARRSH-së ka prishur imazhin e kompanisë dhe ka shkelur ligjin në tenderimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Në media vazhdimisht u përfol dhe për marrëdhënien e tensionuar mes saj dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *