AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Jep dorëheqjen ambasadori amerikan në Rusi

Ambasadori amerikan në Rusi Jon Huntsman Jr. i paraqiti Presidentit Donald Trump dorëheqjen, duke sinjalizuar përfundimin e mandatit të tij dy vjeçar.

Në letrën e tij zoti Huntsman falënderon presidentin për “besimin e treguar për të shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Rusi gjatë kësaj periudhe marrëdhëniesh të vështira dypalëshe”, siç shkruan ai, ndwrkaq dorëheqja hyn në fuqi më 3 tetor.

Huntsman, anëtar i Partisë Republikane, la detyrën e guvernatorit të shtetit të Jutas në 2009-n, kur ish-Presidenti Barack Obama e emëroi atë si ambasador në Kinë. Një vit më parë ai ishte rizgjedhur për një mandat të dytë si guvernator.

Presidenti i dhomës së biznesit të qytetit Salt Lejk, i cili ka punuar me zotin Huntsman kur ai ishte gurvernator, tha se ai planifikon të kthehet në shtetin e tij dhe se sipas njoftimeve po sheh mundësinë për të kandiduar sërisht si guvernator.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass” citoi një zëdhënës të ministrisë së Jashtme i cili vlerëson profesionalizmin e zotit Huntsman, por shton se “situata e brendshme politike në SHBA e bëri të pamundur zhvillimin e plotë të lidhjeve dypalëshe”.

Rrjeti televiziv CNN njoftoi se presidentët e të dy vendeve diskutuan rreth nevojës për një ambasador të ri amerikan në Rusi gjatë një telefonate të zhvilluar javën e kaluar. Por sipas CNN-it dy udhëheqësit nuk kishin përmendur ndonjë emër për zëvendësimin e zotit Huntsman.

Jon Huntsman ka shërbyer gjithashtu si ambasador i SHBA-së në Singapor në fillim të viteve 1990 si dhe si zëvendës përfaqësues për tregtinë gjatë administratës së ish-presidentin George W. Bush.

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *