Jennifer Lopez ka vendosur të transferohet në Los Angeles në mënyrë që të mund të kalojë më shumë kohë me Ben Affleck, me të cilin së fundmi ka qenë përsëri në një lidhje, shkruan Elle.
Aktorja dhe këngëtarja e famshme e Hollivudit ka vendosur të largohet nga banesa që jep me qira në Miami, ku jeton me vajzën e saj Emma dhe Max (13).
Sipas burimit – e gjithë familja po zhvendoset në Los Angeles.
“Ajo tashmë po kërkon një shkollë adekuate në të cilën binjakët mund të shkojnë në shtator. Ajo është e ngazëllyer për mundësinë për një fillim të ri, si dhe për rinovimin e marrëdhënies së saj me Ben. Ajo së shpejti do të transferohet në një shtëpi të përbashkët në Los Anxhelos,” tha një burim për E!.
Kujtojmë, Lopez dhe Affleck filluan të shiheshin me njëri-tjetrin në Maj të këtij viti, menjëherë pasi ajo prishi një lidhje katër-vjeçare dhe fejesën me Alex Rodriguez.
“Ata folën për të kaluarën dhe kuptuan pse marrëdhënia e tyre dështoi në fillim të vitit 2000. Ata do të fillojnë nga e para me shpresën se kësaj here gjërat do të jenë ndryshe. Ata janë shumë më të pjekur dhe kanë të njëjtat qëllime. Jennifer i beson atij dhe kënaqet duke u shoqëruar”.