Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


EkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Jeni refuzuar apo mendoni se përfitoni nga paketa 2 e ndihmës? Ministrja Denaj: Lehtësohen procedurat, si të aplikoni

Ministrja e Financës Anila Denaj u bën thirrje të gjithë punonjësve dhe biznesve të cilët janë refuzuar apo mendojnë se përfitojnë, të aplikojnë për paketën e dytë të ndihmës nga qeveria në faqen e Drejtorisë së Tatimeve.

“Për qytetarët në procesin e përfitimit të Paketës së Dytë Anti-COVID

Nga sot lehtësojmë procesin për verifikimet e individëve

Çdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës në adresën efiling.info@tatime.gov.al.

Formulari duhet të plotësohet nëse biznesi ku ju punoni nuk ka bërë aplikimin për Paketën”, shkruan ajo në Facebook.

Ndërkohe në faqen zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve sqarohet e gjithë procedura për aplikantët që duan të përfitojnë nga kjo pakete ndihme.

“Për të gjithë të interesuarit, subjekte apo individë, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar, bëjmë me dije se kanë mundësi të paraqesin Formularin e ankesës (Formati 1 për subjekte dhe Formati 2 për individë), përmes kanaleve të komunikimit, të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjjthshme e Tatimeve:

Subjektet, mund të ngarkojnë Formatin nr, 1 të ankesës, të plotësuar, në e-filing, menuja Çështjet e mia – Pyetje e Përgjithshme. Tatimpaguesi në ankesën e tij duhet të shprehë qartazi problematikën si dhe të vendosë ID e punonjësve për të cilët pretendon se nuk janë përfshirë në Kërkesën për ndihmë financiare 2, të paraplotësuar me të dhënat e individëve potencialisht përfitues.

Individët, mund të dërgojnë Formatin nr. 2, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: efiling.info@tatime.gov.al
Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

Në këtë periudhë të situatës së emergjencës së krijuar mga COVID-19, trajtimi i çdo ankese të paraqitur nga çdo individ apo subjekt, në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, është prioritet i Administratës Tatimore”, thuhet ne faqen zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve.

Ketu mund te aplikoni

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.