Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një denoncim të fortë ndaj Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës gjatë takimit në Berat ditën e sotme, ku i ka akuzuar këta të fundit se kanë kërcënuar anëtarët e KQZ-së.
Basha tha se Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri janë kapur në tabulate duke kërcënuar anëtarët e KQZ-së, dhe se këto tabulate tashmë u janë dërguar ndërkombëtarëve.
‘Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla tabulatet telefonike ku ju kërcënoni anëtarët e KQZ-së tashmë u janë çuar ndërkombëtarëve dhe jeni të survejuar.
Nuk keni asnjë shans të kryeni grushtin e shtetit.
Tërhiquni sa nuk është vonë, ndryshe Kushtetuta dhe Sovrani do t’ju gjykojnë.
Drejtësia e re do ju japë dënimin e merituar me ligj.”, është shprehur Lulzim Basha.