10 përfaqësues të rafinerisë së naftës në Ballsh janë futur në grevë urie, për shkak se nuk kanë arritur një marrëveshje me kompaninë, që ka nën shfytëzim këtë rafineri.
Pas më shumë se dy javësh në protesta, ku nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura, punonjësit janë futur në grevë urie, njësoj si dhe punëtorët e nënstacionit elektrik në Poçem, që kanë sot ditën e 5 të grevës së urisë.
Punëtorët e rafinerisë së Ballshit e kanë nisur grevën e urisë në ambientet e qendrës shëndetësore që gjendet në afërsi të Uzinës.
“Jemi të vendosur pa marrë pagat e prapambetuar nuk mund të dalim nga kjo dhomë. Jemi të vendosur dhe i kërkojmë qeverisë që të ndërhyjë, jo lëmoshë. Të mendoje për të vënë Uzinën e Ballshit në punë sepse qyeteti është në gremi dhe i vetmi person që mund të shpërtojë ngë gremina është Edi Rama. Rrugën na hoqën.”- u shpreh protestuesi.