Emisioni “N’tradite show” solli një atmosferë të ngrohtë dhe magjike në ekranin e Faxnews edhe këtë të shtunë.
Nën moderimin e Albana Qirjakos dhe Bujar Çiçit, sot ishte nata e Kolonjës, me grupin e tyre të artistëve, një bashkim brezash.
Mes të ftuarve ishin artistët Donika Kita, Greis Tafili, Nevil Zyberi, Adriatik Bejko, Artan Staja dhe Kristi Limoni.
Po në këtë natë të veçantë nuk mungoi edhe kryetari i bashkisë së Kolonjës Erion Isai.
“Do ishte mirë të ishit ju në Kolonjë, ju keni dal të humbur. Në muzike jemi të pakonkurrueshëm“- tha ai ndërsa iu bëri thirrje qyterëve ta votojnë. “Çdo derë është e hapur dhe celesin e lëmë poshtë rrugicës“-shtoi ai më tej.
Kjo mbrëmje u shoqërua me muzikën kolonjare,me artistë të mirë e batuta.
Teksa ndalesa e mbrëmjes së sotme ishtë në Kolonjë, në takimet e ardhshme, kenga e bukur shqip, nga qytete dhe trevat shqipfolëse, do të vijnë “N’traditë show”.