Lulzim Basha ka mbajtur sërish sot në një konferencë për shtyp me mediat për të ritheksuar planin e tij me 5 pika për të dalë nga kriza shëndetësore dhe ekonomike që ka përfshirë Shqipërinë për shkak të pandemisë COVID 19.
Gjithashtu Basha i është rikthyer çështjes së inceneratorëve duke e quajtur aferë të pastër korruptive dhe kriminale ndërsa ka shkuar më tej duke u shprehur se shqiptarët kanë para një grup të strukturuar kriminal që po e lë krizën të përparpjë për të gllabëruar më shumë para’.
“Inceneratorët janë aferë e pastër kriminale. Pyetja është se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve?! Ku janë?!
Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës”, tha Basha.
Kryetari i PD-së i ka bërë apel qeverisë për personelin mjekësor ti trajtojë me bonusin e deklaruar prej partisë së tij.
“Një arsye kryesore e përhapjes së infeksionit është mostestimi dhe mosgjurmimi i kontakteve.
Paratë janë, po ato shpërdorohen dhe nuk shkojnë për të siguruar testet. Rimbursim i plotë për të gjithë ata që kurohen në shtëpi nga Covid. Rimbursimi i plotë i pacientëve që trajtohen në shtëpitë e tyre është çështje e jetës së qytetarëve.
Mijëra mjekët të familjes mund të angazhohen nëse pajisen me mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe paketat e medikamenteve.
Buxheti i shendetesise ne Shqiperi eshte sa gjysma e buxhetit te Maqedonise se veriut, ndërsa bonusi mujor 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët nuk po jepet.
Paratë që duhet të shkonin per shendetesine, perpihen nga afera korruptive, në një kohë kur personeli shendetesor i rraskapitur, nuk perballon dot paciente me semundje te tjera”, tha Basha.