AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, urimi i ëmbël i prindërve të Meghan Markle për fejesën më princin Harry

Prindërit e Meghan Markle kanë uruar vajzën e tyre për fejesën e saj më princ Harry-n. në një deklaratë Thomas Markle dhe Doria Ragland, u shprehën konkretisht:

“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur për Meghan dhe Harry. Vajza jonë gjithmonë ka qenë një person i dashur. Bashkimi i tyre është një gëzim tëpër I madh për në si prindër. U urojmë një jëtë të lumtur dhe plot dashuri. Ne jemi shumë të ngazëllyer për të ardhmen e tyre së bashku’. Sipas një zëdhënësi të Pallatit Buckingham, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë të kënaqur për çiftin dhe u urojnë atyre çdo lumturi,- shkruan Dailymail.

Duka dhe dukesha e Kembrixhit shtuan: “Ne jemi shumë të emocionuar për Harry dhe Meghan. Ka qenë e mrekullueshme ta njihni Meghanin dhe të shihni se sa e lumtur është ajo në klrahët e Harry-t. Sipas Dailymail kryeministrja Theresa May ka shprehur urimet e saj më të ngrohta për Princ Harry dhe Meghan Markle me angazhimin e tyre.

 “Kjo është një kohë e kremtimit të madh për dy njerëz në dashuri. Në emër të vetes sime, qeverisë dhe vendit, u uroj lumturi të madhe për të ardhmen “,- u shpreh Theresa. E ndërsa paraardhësi i saj, David Cameron, tha: “Urime princit Harry dhe Meghan Markle. Lajm i mrekullueshëm dhe u uroj atyre një jetë të gjatë e të lumtur së bashku.” : “Urime të mëdha për Princin Harry dhe Meghan Markle – lajme fantastike! Ja një jetë të lumtur dhe të gjatë së bashku”,- ka qenë ky urimi i sekretarit të Jashtëm Boris Johnson. Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby shtoi: “Unë jam absolutisht i kënaqur të dëgjoj lajmin se Princi Harry dhe Meghan Markle janë të angazhuar tani. Kam takuar Princin Harry në një numër rastesh dhe gjithmonë kam qenë i goditur nga angazhimi dhe pasioni i tij për bamirësitë e tij dhe dashuria e tij e madhe për familjen e tij. Martesa është një angazhim i veçantë dhe i gëzuar, që Jezui festoi së bashku me miqtë në dasmë në Kanë.” (F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *