AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Je shumë e mirë, por hundës si nuk i gjete derman”, Eranda Libohova kthen përgjigjen epike

Eranda Libohova gjatë intervistës së saj në “E Diell” rikonfirmoi edhe njëherë se është e pakohë në stil, muzikë, pamje të jashtme, por edhe artiste e rrallë.

“Nuk e kam fare problem moshën, kushdo mund të futet në internet të kontrollojë” iu përgjigj këngëtarja provokimeve të Ervinit dhe Fjoralbës.

Pas komplimentave që iu bënë, “sharra në gozhdë” ngeci te hunda.

Je shumë e mirë, por hundës si nuk i gjete derman? Ishte pyetja më direkte që iu bë këngëtares.
Eranda jo vetëm që e priti me sportivitet këtë pyetje, por dha dhe një përgjigje epike.

“Nuk mërzitem që më pyesni pasi unë vetë bëj autoironi dhe humor me hundën time se më pëlqen kështu ndonjëherë” u shpreh këngëtarja.

“Nuk e bëj operacion se njerëzit dua që të më njohin prej hundës, mos të më ngatërrojnë me ndonjë tjetër” deklaroi me doza të forta humori Libohova.

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *