AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

“Je bajat, shfaqje e ndyrë, jeton në luks”, leksioni që studentët vlonjatë i dhanë Ramës (VIDEO+FOTO)

Kur u mendua se do të ishte një mbledhje me regji, nga ato që jemi mësuar të stërshohim nga kryeministri Edi Rama, studentët vlonjatë na kanë treguar sot se rinia e këtij vendi është padyshim shpresa më e madhe për ndryshim.

E pritën dhe e përcollën numrin 1 të qeverisë me vërshëllima në atë takim që shumica prej tyre e cilësuan të ndyrë, madje kapërcyen edhe frikën e hakmarrjes së shtetit duke thënë ca të vërteta, ashtu labçe, siç iu ka hije. Fillimisht pati një grumbullim të studentëve në oborr, ku Rama që me mbërritjen e tij u përpoq që t’i intimidonte por nuk ja doli.

Pas insistimit të tyre, edhe pse salla ishte mjaft e vogël, të rinjtë protestues ja dolën që të futeshin brenda, duke ia grricur nervat që në fillim kryeministrit. ‘’Ulini aty të ndenjurat”, madje u dëgjua të thërriste Rama që shihte para vetes, ndoshta për të parën herë ‘’dialogues” të pabindur.

Pas vajzës që ia përsëriti edhe në sy fjalën turp, ishte radha e një tjetër të riu qëpas fjalës u kërkoi kolegëve që të largoheshin, dhe ashtu ndodhi.

“Duhet të kuptohet diçka, ne të pranishmit të gjithë me rradhë, duhet të kuptohet se ne si studentë nuk kemi protestuar kot nuk jemi budallenj nuk jemi me partitë politike. Duhet të kuptohet se ne zotëri jemi një pjesë e atyre që ju shikojnë juve si të vetmin njeri që mund të bëjë diçka që mund të bësh diçka prej tyre. Ne kemi kërkuar disa të drejta shumë bazike. Jemi këtu në një sallë kaq të ngrohtë. Ah sikur dhe klasat ku bëjmë mësim të ishin kaq të ngrohta.“- u shpreh studentja.

Shumica e studentëve lanë sallën, për çudinë e kryeministrit dhe të rektorit, ku ky i fundit nuk e fshehu sikletin duke vendosur duart në fytyrë. Rama tha se në sallë nuk kishte gjimnazistë ashtu siç ishte pretenduar, dhe vijoi rrjedhën e takimit që dukshëm nuk do të ishte më normal.

Studentët që mbetën në sallë padyshim që kishin marrë zemër nga moshatarët e tyre, dhe ia kujtuan të gjitha kryeministrit: Nga tarifa që paguhet dhe nga personat në nevojë, apo nga ata me aftësi të kufizuara te vila në Surrel dhe deklarimi i pasurisë.

Andi Bërdëllima ishte një prej tyre që pati dhe konfliktin më të madh me Ramën, ku i foli në sy edhe për faktin se është bërë bajatë me deklaratat e tij boshë dhe premtimet e pambajtura.

“Megjithë shpirt doja që të dilja me ata që u larguan sot nga takimi, ju po na vrisni shpresën, njësoj si ata që na vrisnin në Bulevard. 

Më vjen rëndë. Më mirë të pastrosh haletë jashtë vendit se të jetosh këtu. Do doja të ikja dhe të merrja me vete të gjithë familjen, gjithë sa kam.

Ju na dëgjoni por nuk na e vini veshin. Jeni bërë shumë bajatë mo vëlla, nuk po ju durojmë dot më”, u shpreh studenti.

‘’Ti mua më merr të keqen. Ti e të gjithe te tjeret si puna jote. Nëse une do të isha si të tjerët ti do të haje një kokerr plumbi, pasi the të gjitha ato që the. Nese do të isha si të tjerët nuk do e mbaje gjithë ate fjalim”, ia kthehu Rama studentit.

Më tej një tjetër nga të pranishmet i kërkoi Ramës që të ndante pak nga pasuria e tij me të varfërit, ashtu natyrshëm si qetësia që e karakterizonte në fytyrë i erdhi dhe ky sugjerim.

“Unë e kam zili pasurinë tuaj. Jetoni në luks! Pse nuk e ndan pasurinë me të varfërit?!”, u shpreh studentja.

“Keqardhje, flisni sikur sapo keni dalë nga kazani. Po s’keni faj ju, kështu jeni mësuar. Kazani nëpër shtëpitë tuaja ju kontaminuar mendjet. Unë nuk jetoj në luks.Unë nuk jetoj për të fituar. Unë fitoj për të jetuar. Nuk jam për të mbrojtur pasurinë.

Ideja që njerëzit nuk kanë bukë të hanë është një ide e shtrembur. Më flet pse ikin njerzit. Po ju them nuk jeni në kohën e komunizmit që njerëzit mos të lëvizin”, u shpreh Rama.

Ca më tej një tjetër studentë u tregua dhe më i drejtpërdrejtë me Ramën, kur i tha se në shumë familje emri tij është zëvendësuar me gogolin.

“Ju jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Ju jeni i forti në këtë vend. Fëmijët e vegjël nuk kanë më frikë nga Gogoli, kanë frikë nga ju. Obobo do na bëjë këtë! Obobo Edi Rama! Kush është Rama?! Keni bërë ca keni bërë me popullin, me ne qendroni korrekt! Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem pas kësaj që thash. Kjo është një shfaqje e ndyrë, e ndyrë ta dini. Ne nuk jemi dele ,dialogun nuk e pranoj”, u shpreh studenti.

Ndërkohë kryeministri Rama ju kundërpërgjigj duke i thënë se kjo sjellje është rrugaçëri.

“Rrugaçëria nuk është trimëri, të çohesh dhe ta fyesh tjetrin nuk është trimëri! Rrugaçëria është rrugaçëri, e para. Ti merr fjalën dhe thua një gjë që ke dëgjuar, më vjen keq pë rata që I votojnë ata pesona që thonë këto fjalë. 

Unë mund të jem ironik, po kurrë nuk do të dëgjosh nga unë akuza rrugaçërore. Nuk të bëjnë trim, fyerjet. Ti nga unë do të rrosh 100 vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde. Ç’a je ti mo? Ç’a je ti që nuk dëgjon, fole, çfarë nuk the dhe të lashë që të mbaroje. Ti flet njësoj si ata që të kanë hedhur ty trutë e gomarit”,  u shpreh Rama.

Ndërkohë që për ti dhënë dorën e fundit studentët e përcollën Ramën me vërshëllima, duke e bërë që të kalonte një ditë aspak në shtëpinë e tij të dytë, Vlorë.

(Elsa Kallanxhiu/FAXWEB.AL)

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *