Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Javën e ardhshme e publikoj”, Artan Hoxha plas ‘bombën’: Kam një video të një kryebashkiaku

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se një kryebashkiak do të diskreditohet javën e ardhshme pasi do të publikohet një material filmik i cili ka rënë në duart e tij dhe po e studion.

I pyetur se pse nuk e publikon tani, Hoxha tha se po priste që këtë javë të shikonte “videon përvëluese”, që është përmendur së fundmi ku thuhet se përfshihet një diplomat i huaj me një punonjëse të ministrisë së Brendshme.

Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli, në debat e sipër deklaroi se 5 kryetarë bashkie të dalë nga votimet e 30 qershorit do të rrëzohen pasi kapen nga ligji i dekriminalizimit, Hoxha lëshoi deklaratën e fortë edhe pas një pyetje të bërë në “Opinion” nga moderatori i emisionit.

Drejtuesi i emisionit lexoi një mesazh, ku flitej për një video që disponon gazetari Artan Hoxha, ku përfshihet kryetari i Bashkisë, emrin e të cilit ka preferuar të mos e tregojë, ndërsa pyetjes nëse drejton një Bashki të medhe apo të vogël i është shmangur duke thënë se “boll që është kryetar bashkie”.

Pjesë nga Biseda:

Fevziu: Një sms tjetër më thotë që Hoxha ka një video shumë interesante të një kryetari Bashkie, i thoni ta shfaqë.

Artan Hoxha: Po e verifikojmë, javës tjetër, mendova se këtë javë do të dilte video përvëluese, po nuk doli ajo kështu që javës tjetër.

Fevziu: E ke vërtetë videon?

Artan Hoxha: Është lajm që po e verifikojmë edhe do dali

Fevziu: Përvëluese është edhe kjo?

Artan Hoxha: Unë nuk them që është përvëluese por diskredituese më tepër

Fevziu: Bashki e madhe?

Artan Hoxha: Boll që është kryetar Bashkie, ç’rëndësi ka sa e madhe është bashkia, për mua problem është që s’duhet lejuar që në pozicione të tilla, njerëz që kanë besimin e qytetarëve të kenë të drejtë të marrin vendime për jetën e qytetarëve të këtij vendi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *