Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Bota ‘pérvëlohet’ nga temperaturat e larta, trágjedi në shtetin e fuqishëm nga stuhia: Dyshohet për 14 të vdékur

Besohet se 14 persona kanë vdékur në një shtëpi për kùjdesin ndaj të moshuarve në pjesën perëndimore të Japonisë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, të cilat shkaktuan vërshime dhe shémbje të dheut. Autoritetet u detyruan që t’i evakuojnë mbi 200,000 njerëz.

Viktímat u gjetën nën arrest kardio-respitarot në një qendër për të moshuar. Shtëpia e të moshuarve u vërshua pasi një lumë doli nga shtrati, bëri të ditur guvernatori Ikuo Kabashima, shkruan “The Guardian”.

Autoritetet në japoni e përdorin termin arrest kardio-respirator para se mjekët ta vërtetojnë vdekjen. “Forcat për vetëmbrojtje i kanë nisur operacionet e shpëtimit”, tha guvernatori Kabashima, duke shtuar se tre persona të tjerë janë gjetur me hipotermi. Rreth 60 deri 70 persona ndodheshin në këtë qendër kur ajo u vërshua nga uji deri në katin e dytë të shtunën në mëngjes, njoftoi transmetuesi publik, NHK.

Zyrtarët lokalë raportuan se në një rast tjetër, një person është gjetur në arrest kardio-respitarot dhe dyshohet për dy të vdekur të tjerë. Në Kumamoto, një person është lënduar rëndë dhe nëntë të tjerë janë zhdukur. Rreth 100 persona kanë mbetur të izoluar pasi rrugët janë vërshuar nga uji dhe janë bllokuar nga dheu i shembur.

Kryeministri Shinzo Abe ka urdhëruar që 10,000 trupa të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për angazhim të menjëherëshëm në operacionet e kërkim-shpëtimit, duke u zotuar se qeveria qendrore do ta bëjë më të mirën që mundet për marrjen e masave emergjente.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *