Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Njerëzit janë të uritur”, Aulon Kalaja flet për situatën pas tërmetit: Në Bubq kryeministri ka qenë vetëm në rrugën me asfalt

Aktivisti Aulon Kalaja i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, foli në lidhje me menaxhimin e situatës pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe mijera familje mbetën të pastreha.

Kalaja u shpreh se shteti nuk ka parë situatën reale nga afër, ndërkohë që theksoi se i ka shërbyer komunitetit në Bubq, pasi sipas tij është një nga vendet e prekura më së shumti nga tërmeti dhe se varfëria ka kapluar banorët.

“Qeveria nuk e ka shkel terrenin. Ne kemi 12 ditë në Bubq që shërbejmë aty. Ka shumë fshatra që janë të shtrira. Kryeministri ka qenë vetëm një herë dhe ka qenë tek rruga asfaltit. Ka shpia që janë jashtë rrugëve të asfaltit. Ndoshta nuk duhet të jetë detyra e kryeministrit për të shkuar në cdo shtëpi, por duhet të ketë një hartë të qartë të zonave të prekura nga tërmeti.

Jam krejt i qartë nuk kam asnjë pritshmëri nga kryeministri. Sot kam takuar një zonjë që më tha se jetoj me këtë çarje të kollonës që prej tërmetit të korrikut. Bubqi është një nga zonat më problematike për sa i përket tërmetiit. Kjo është një histori e gjatë që i ngjan një katastrofe. Ne kemi future dhe gatimin që ua shpërndajmë banorëve.

Ne kemi 12 ditë e po e bëjmë dhe do të vijojmë ti mbështesim ato banorë sa të kemi forcë. Ka pasur njerëz që kanë pasur një batanije dhe e kanë sjellë aty. Ndryshe nga kryeministri, shprehja jonë është pranojmë çdo gjë veç lekëve sepse ne konstatojmë uri, dhe varfëri.

Kemi prekur edhe familje që nuk janë prekur nga tërmeti, pasi janë shumë të varfër. Të mendosh se është 12 km larg Tiranës dhe është një varfëri në skamje. Janë të uritur, jo të varfër. Shteti duhet të zbresë në terren dhe të ndihmojë banorët, ti bindë të qendrojnë dhe të mos largohen nga vendi.”- u shpreh Kalaja.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *