Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Janë të mbrojtur nga format e rënda”, mjeku shqiptar zbulon studimin: Çfarë ndodh me personat e vaksinuar me Pfizer dhe Moderna

Pavarësisht se vaksinat anti-covid tani janë në përdorim masiv në të gjithë botën, kërkuesit shkencorë vazhdojnë të hulumtojnë mbi efektivitetin e tyre dhe sa ndihmojnë, jo vetëm në përhapjen e infeksionit, por edhe sa na mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes Covid-19.

Një nga studimet më të fundit i publikuar në faqen zyrtare të CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) është ai i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë të John Hopknis Medicine.

Një hulumtim ky që flet për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes, që mund të çojnë në humbje jete. Efektiviteti rezultoi 94%.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, doktor Arbër Shehu, i cili është pjesë e grupit të kërkuesve shkencorë që kanë realizuar studimin në John Hopkins, në Meryland të ShBA-së, tregoi më shumë detaje.

“Numri më i madh i pacientëve që po sulmohen nga Covid dhe po hospitalizohen janë personat e moshuar. Dhe kur ka filluar dhënia e vaksinave ka filluar me stafin mjekësor, pastaj me personat e moshës mbi 65 vjeç.

Ideja paralelisht me projektin është që çdo dy javë ne kemi takime të drejtpërdrejta me CDC, këtu bëjnë pjesë 200 mjekë të gjithë Amerikës.

Grupi analizoi fillimisht vaksinë e Pfizer dhe Moderna te personat mbi 65 vjeç. Arritëm në përfundim, pra të gjithë të dhënat që rrjeti i dha CDC, është se personat e vaksinuar janë të mbrojtur 94% nga hospitalizimi. Pra, edhe nëse e marrin virusin ta kalojnë lehtë”, tha mjeku shqiptar.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.