Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Janë shtrirë që të dy”, Klaudia Pepa tregon me kë po e kalon emergjencën prej 3 javësh

Balerina shqiptare Klaudia Pepa qëndron e izoluar prej disa ditësh në shtëpinë e saj në Brescia të Italisë për shkak të koronavirusit.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Rudina” në Tv Klan, Klaudia Pepa tha se prej 3 javësh ajo është vetëkarantinuar dhe del vetëm sa për të blerë ushqime.

Por në shtëpia ajo nuk ndihet e vetmuar, pasi ka shoqërinë e dy miqve të saj besnikë, dy qenushëve.

Ti vetë sa e tensionuar ke qenë gjatë kësaj periudhe? Ke pasur frikë ndopak?

Klaudia Pepa: Po patjetër, frika ekziston. Unë kam më shumë se 3 javë që jam brenda në shtëpi, por që të them të drejtën dal njëherë në javë në supermarket për të bërë pazar, për të blerë ushqime. Normalisht nuk mungon maska, dorezat dhe largësia me njëri-tjetrin. Tani në supermarket kanë vënë edhe disa rregulla, me radhë njerëzit, që nuk mbushet supermarketi plot, nuk është ajri i ndotur.

Klaudia, ti je vetëm në shtëpi apo jeton me dikë?

Klaudia Pepa: Edhe vetëm nuk jam sepse kam dy qenusha. Janë shtrirë që të dy.

 Ti i do shumë qentë apo jo? Je e lidhur me ta?

Klaudia Pepa: Po i dua shumë. Jam shumë e lidhur me ta. I kam mësuar edhe se si të kërcejnë.

 

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *