Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Janë ndaluar të futen në SHBA”, ambasada amerikane nxjerr emrat e tre zyrtarëve shqiptarë

Ambasada Amerikane ka publikuar ditën e sotme një video kur shpejgon se zyrtarët e korruptuar nuk do të marrin kurrë vizë në SHBA.

Sipas njoftimit të ambasadës deputetit Tom Doshi, ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe ish kryeprokurorit Adriatik Llalla iu është ndaluar hyrja për në SHBA.

Teksa përmend emrat e tyre, Ambasada njfton se të tjere pritet të jene në listë, sipasNenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara, qe percakton ndalimin per korrupsionin madhor.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close