Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion” u shpreh se shumë shpejt do të publikohen disa video
Lala tha nuk bëhet fjalë për një video të vetme, por për disa video. Gazetarja thotë se këto video nuk kanë të bëjnë me mbledhjet e KED.
“Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj,”– tha Lala teksa shtoi se nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me këtë çështje.
Pasditen e sotme “Gazeta Koha Jonë” tha se Meta ka një video ku është i përfshirë një ambasador i huaj i akredituar në Tiranë, por pa përmendur emra.