Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Janë biznese të mëdha”, Rama për grantet ndaj medias: Të regjistrohen tek garancia sovrane, të mbështes atë drejtorin që…

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme edhe për mbështetjen e medias në lidhje me situatën e vështirë që është krijuar edhe në këtë sektor, teksa e konsideroi atë si biznes i madh dhe nëse dëshiron të përfshihet tek garancia sovrane.

Rama tha në”Opinion” se për gazetarët ndryshon muhabeti por nuk dha asnjë sqarim konkret për këta të fundit, ndërsa komentoi edhe deklaratën e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

“Ti do japësh vetë njeherë. Ai i pari është piramidë. Kishte teorinë më jep një të të jap dy. Unë nuk e bëj detin kos. Unë nuk e di se ça kuptojmë këta, cilat media, ato që thoshte se janë të gjitha të kriminalizuara, përveç të vetes që thoshte është e pastër? Mediat janë biznese të mëdha dhe qeveria nuk mbështet dot me grante por ka vënë në dispozicion një garanci sovrane, të marrin kredinë dhe të paguajnë punonjësit e tyre që i kanë në shtëpi. Sa i përket gazetarëve sigurisht që kjo është një temë tjetër. Të gjithëve ju mirëkuptohet halli sepse ëqshtë hall, por pyetja është kuish është në hall? Ata që janë në kushtet e ekzistencës apo një drejtor që më tregonte se duhet të mbështesi shteti artin. Të mbështesim ne Teatrin se do marrim koronavirsun dhe të mblidhemi të lajmë shpirtin”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *