E përditshmja, “Il Romanista”, ka bërë publike disa fjalë që vetë presidenti i Romës, James Pallotta i ka thënë pas humbjes së rëndë që ka pësuar ditën e djeshme në transfertën ndaj Spal: “Po, jam i lodhur”. Kjo le të kuptohet se kreu numër një i klubit verdhekuq ka folur me një gjuhë jo diplomatike, pasi ai është dukur shumë i nxehur në përfundim të ndeshjes, duke shfaqur të njëjtën neveri sikur shfaqi pas humbjes kundër Bologna.
Ndërkohë, çfarë do që të ndodhë me të ardhmen e Di Francescos, “Il Corriere dello Sport” ka raportuar se Pallotta është i zemëruar dhe ka vendosur t’i japë ultimatim trajnerit, duke i vendosur 16 ditë për ta bindur atë që të qëndrojë në drejtimin e klubit para se të marrë një vendim drastik për fatet e tij, raporton SportPlus.
Megjithatë, sipas asaj që shkruan “Il Romanista”, pavarësisht zhgënjimit, presidenti nuk ka në plan që ta shkarkojë trajnerin për dy arsye: E para ka të bëjë me mungesën e alternativave për ta zëvendësuar dhe e dyta është se e Di Francesco është zgjedhur nga Monchi.