Kryetari i Lëvizjes Guxo, Marash Logu ka prezantuar në një intervistë për gazetaren e Fax News, Fiona Çela ditën e sotme një ekspozitë satirike dhe ironizuese për qeverisjen e 8 viteve të fundit.
Logu ka shpjeguar për mikrofonin e Fax Neës cilat janë ato premtime që nuk janë mbajtur nga Kryeministri Edi Rama.
Logu i përmendi me radhë nga arsimi, shëndetësia, trashëgimia kulturore, largimi i të rinjve, si dhe përmbytja e vendit.
Kreu i Lëvizjes Guxo u ndal dhe te fushata e 25 prillit, duke akuzuar Kryeministrin që po bën një fushatë vetëm me sharje ndaj kundërshtarëve të tij, por më e keqja është kur thotë se largimi i të rinjve nuk ka asgjë të keqe.
Intervista e plote:
Ka qenë ai që ka ddrejtuar vendin këto 8 vite. Ai vetëm shan, shan kreun e opozitë, ish-kryeministrin, presidentin e vendit. Unë jam shumë i revoltuar kur dëgjoj kryeministrin që thotë nuk është shqetësues largimi i të rinjve. Të rinjtë largohen sepse nuk kanë asnjë të ardhme në Shqipëri. Kemi një biznesmen italian që investoi në Shqiëpri dhe brenda ditën iu shkatërrua. Ne së shpejto do të publikojmë sa punë të mira mund të ishin bërë me ato 110 milionë euro. Kjo do të thotë se edhe sikur të mbulonim studentet për disa vite nuk bëjnë përsëri 110 milionë euro.
Pagat e ulëta i nxisin të rinjtë, qytetarët të ikin drejt BE apo vende të tjera. Trashëgima kultore. Kemi një Kryeministër që erdhi në pushtet që do ta rikonstruktojmë teatrin e ri, por ai e shkatërroi. Oas një viti akoma nuk kanë filluar punimet. Kemi nje kryeministër që tha do të luftojmë drogën dhe korrupsionin, por një avion me drogë u ul në Divjakë. Kemi një kryeministër që tha se do të arrijmë integrim në BE por pas 8 vitesh nuk kemi asnjë zhvillim. Rruga e kombit është më e turpshmja. Ai tra aty është për të distancuar nga vëllezrit tanë në Kosovë. Ata që jertojnë në Kukës thonë se kemi një kosto shtesë për shkak të traut. Kjo rrugë është ndërtuar me taksta tonë dhe minimalisht duhet ta përdorim lirshëm.
Përmbytja është një fenomen që ndodh shpesh. Ka njerëz që vazhdojnë ta vuajnë. Është dhe ky një problem i pazgjidhur. Kemi çështjen e legalizimeve. Të gjithë e mbajmë mend premtimin për legalizimin falas, por jo vetëm që nuk u realizua por dhe u shembën si në Astir përshembull.
Kjo foto është simbolike pqër të thënë që vendi jonë po zbraset. Në vitet e fundit mbi 500 mijë shqiptarë kanë lënë vendin. Më dhemb shumë kur shofh vendet e braktisura. Këtu nuk ka të ardhme, nuk ka arsim, nuk ka kushte të mira. Kushte të mira nuk kemi pasur as në vitet 90 por kishte shpresë për të ardhmen. Zgjidhja e vetme është për t’u larguar një orë e më parë.
Ne organizuam një aktivitet krejtësisht qytetar. Ka ardhur katër herë policia për të pyetur se çfarë po ndodh. Ne kemi marrë leje në bashki për të zhvilluar këtë aktivitet. Kjo tregon se kemi një polici që nuk merret me krimin, por përdoret nga politika për të heshtur këdo që mendon ndryshe.
Ka qenë kryeministri jonë që është mësuar të jetë kryepolic, kryegjyqtar. Ndoshta ky lloj standardi mund të jetë i pranueshmë në Afganistan, apo Siri, me të cilët jemi të barabartë për numër azilantësh. Por nuk mund ta pranojë Gjykata Ndërkombëtare.
(E.H/Faxweb.al)