11:26 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Jam shtatzënë” si e gënjeu Policinë 30-vjeçarja që i zhvati 60 milionë lekë Drejtorit të Postës

10:15 | 28/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Jam shtatzënë” si e gënjeu Policinë 30-vjeçarja që i zhvati 60 milionë lekë Drejtorit të Postës

Janë bërë të zakonshme rastet e mashtrimeve përmes rrjeteve sociale.

Rasti më i fundit ndodhi dje, ku Enertila Beqja mashtroi përmes njohjes në ‘’facebook” një 30-vjeçar, i cili rezulton të ishte Drejtori i Postës në zonën e Manzës. Në harkun kohor të dy viteve ajo i ka zhvatur atij rreth 60 milionë lekë të vjetra, 

Sipas asaj që vetë Beqja ka deklaruar, qëllimi nuk ka qenë për ta zhvatur 30- vjeçarin, por nuk mund t’i dilte në takim pasi ai mund të zhgënjehej nga pamja e saj.

Ajo ka pohuar se i dashuri i saj virtual mendonte se në foton e profilit ishte pikërisht ajo, ndërkohë që 27- vjeçarja fshihej pas bukurisë së një aktoreje venezueliane.

Pas arrestimit, ajo ka treguar me detaje historinë, duke u shprehur se fillimisht ka pasur qëllime të lidhej me djalin, por gënjeshtra me fotografinë ka bërë që ajo të mos merrte guximin për ta takuar përballë, e bindur se ai do të zhgënjehej dhe do ta braktiste.

“Kisha frikë se më linte, prandaj kjo histori përfundoi kështu”, është shprehur ajo në Polici. “Panorama” e zbardh të plotë deklaratën e saj, dhënë dje në Policinë e Durrësit pas arrestimit.

Sakaq, “mësohet se kur ka shkuar Policia ta arrestojë, e reja është shprehur se ishte dhe e fejuar dhe shtatzënë.

“Jam shtatzënë mos më arrestoni, se jam e fejuar”, ka thënë ajo.

Nisur nga deklaratat e saj, policia e ka çuar për një vizitë tek mjeku specialist dhe i janë bërë analizat, por ka rezultuar se nuk ka qenë shtatzënë.

Po kush ishte ‘’viktima” e mashtrimit:

Barush Ahmeti, drejtor i postës në Manëz e ka kuptuar lojën e 27- vjeçares dhe e ka denoncuar atë në polici. Policia bëri me dije se është duke hetuar në lidhje me mashtrimin financiar të bërë nga 27-vjeçarja Enertila Beqja, e arrestuar për mashtrimin prej 60 milionë lekësh të vjetër.

Vajza kishte pikasur që djali ishte mirë nga gjendja ekonomike, pasi vetë ai punonte në një institucion shtetëror dhe vëllezërit i kishte emigrantë në Itali e Gjermani.

Këtu ajo nisi “sulmin” duke i kërkuar para, bizhu e veshmbathje. I riu është prekur nga hallet e vajzës, e cila i shkruante se familja e saj ishte në gjendje të vështirë ekonomike.

Kështu, altruizmi i tij e kaloi cakun duke i besuar së resë shumën e 60 milionë lekëve, ndonëse ajo gjente mënyra për ta evituar takimin prej më shumë se dy vitesh me të.

(E.K/SHUPLAKA)

Profili fallso që e reja mbante
Etiketa: Drejtori i postesdurreszhvatja
Pas

Si mund të shihni faturat e ujit online, platforma e UKT-së ku mund të kryeni veprime

Para

Bayern në probleme, Robben nuk mbështet Ançelotin

Para
Bayern në probleme, Robben nuk mbështet Ançelotin

Bayern në probleme, Robben nuk mbështet Ançelotin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares

33 të vdekur në luftimet kufitare Kamboxhia-Tajlandë, ambasadori kamboxhian kërkon armëpushim “të menjëhershëm”

Zjarri në vend, dronët Bayrakatar TB2 fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

Sot dita më e nxehtë në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kushtetuesja bllokon punimet nga 27 korriku deri në 8 gusht

Shpërthimi i fuqishëm në Selanik dhe plagosja e dy personave, shënjestra dyshohet zyrtari i burgjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.