Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesoreTe FunditTe Gjitha

”Jam nusja e zëvendës ministrit”, zhvati mijëra euro nga familjarët e të dënuarve

Duke mashtruar se ishte nusja e djalit të një ish-ministri, kishte lidhje me Gjyqtarë të Krimeve të Rënda ata të lartë dhe ishte juriste e zonja 30-vjeçarja, Amarilda Leka, ka mundur të marrë 42 500 euro nga të afërmit e të arrestuarve për krime të ndryshme.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pretencën ndaj Lekës e cila me premtimin se do t’i lironte nga burgu familjarët e të mashtruarve u kërkonte atyre shuma të ndryshme parash, të cilat ua ka marrë përgjatë vitit 2015.

Për Amarilda Lekën që shihni në këtë foto të hetuar me masën e sigurisë arrest me burg prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg me akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.

Por si u zbulua Juristja e rremë që pretendonte se kishte ndikim tek gjyqtarët e Krimeve të Rënda dhe tek gjykatësit e Gjykatës së Lartë?

Sipas hetimeve dhe dosjes së siguruar nga Report Tv rezulton se vetë Leka ka bërë kallëzim se shtetasi Zef Gjoka e kërcënonte me jete.

Nga përgjimet e prokurorisë ka rezultuar se Gjoka nuk e kërcënonte atë por i kërkonte llogari për 24.500 eurot që ai i kish dhënë me premtimin se do ti lironte djalin nga burgu.

Ndër mesazhet e sekuestruara nga telefonin e lekës janë dhe ato me përmbajtje “S’kam taksirat të më bësh gol ti me 8 mijë euro”, mesazh ky i dërguar nga një person i mashtruar nga e reja.

Ndërsa ajo i përgjigjet “Po i marr tek një i afërmi i im, e ta mbyllim këtë punë”.

E teksa ka kuptuar që skema e saj është zbuluar ka qenë vetë Amarilda Leka e cila ka zbuluar para hetuesve dhe një tjetër mashtrim këtë herë të një taksisti shtetasit Liman Koci.

Ajo ka rrëfyer se i ka marrë atij 18 mijë euro me premtimin se do të ndërhynte në gjykatën e lartë për t’i liruar djalin.

“Jam nusja e djalit të ish ministrit dhe me gjyqtarin kam njohje pasi kemi punuar vite më parë në një tjetër gjykatë së bashku”.

Kaq ka mjaftuar që Leka t’i marrë Koçit 18 mijë euro të ndara në 6 këste dhe pse për më shumë se 4 muaj e ka gënjyer për zbardhjen e vendimit të pafajësisë dhe lirimin e të birit.

Më 15 shtator 2015 shënohet dhe episodi i fundit ku Leka merr 2000 eruo duke i shpjeguar Liman Lekës se “Lart janë të pakënaqur”.

Me akuzën e ndikimit të ushtrimit të paligjshëm prokuroria ka kërkuar dhe dënimin e Zef Gjokës dhe Liman Kocit me nga 18 muaj detyrim paraqitje në shërbimin e provës.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.