I 19-i në listën e Tiranës, Pandeli Majko gjatë prezantimit të kandidatëve me kryeministrin Rama i tha këtij të fundit se çështja e fitores është për të vazhduar misionin e ndryshimit dhe jo për triumf personal. Megjithëse, Majko tha se fitorja është e përbashkët dhe nuk ka konkurencë mes kandidatëve të PS-së, ai në një farë mënyre ‘tregoi’ presionin që ka të qenit i 19 në listë.
Por Rama menjëherë u përpoq ta ‘qetësojë’ duke i thënë se numri 19-të është numri i tij i preferuar dhe arsyeja pse e ka vendosur të 19-in është pasi Partia Socialiste synon më shumë se 19 mandate.
“Kam një lloj presioni për këto zgjedhje. Jo se jam në atë pozicion në listë por e ka çdo kandidat. Këtu nuk është fjala matematike. Këtu çështja shtrohet më thelbësore. Ky ekip nuk është mbijetese por ekip shprese dje bën një diferencë shumë të madhe me ekipin përballë që po përpiqet të mbijetojë në politikë. Ekipi jonë I bën të qartë të gjithë njerëzve, tani jemi shumë
Afër për të shkruar historinë për marrjen e mandatit të tretë. Përballë ekipit të mbijetesës ne kemi ardhur pa diskutuar me njëri-tjetrin se kush është i pari, i dyti, i treti. Ne jemi një ekip ku të gjithë bashkë ja kemi vënë vetes qëllimin që konkurrencën kryesore e kemi me kundërshtarët tanë dhe jo me njëri tjetrin. Vota për secilin është në radhë të parë votë për PS, për të vazhduar këtë ndryshim që ngjan edhe si ky stadium I ri që themeli e ka te Qemal Stafa por këtu po ngrihet një gjë e re. Në Tiranë flenë krye-ëndrrat, prandaj kemi detyrimin për të bërë fushatë”, u shpreh Majko.
“Për sa më takon unë di dhe do të përmend vetëm numrin e PS dhe pastaj u takon të gjithve të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe 19 është një numër që un e përmend të parën se është numër fati dhe se është objektivi ynë miniminal në Tiranë dhe duam 20 deputetë në Tiranë. Dhe kur të kemi 20 në zgjedhjet e tjera dhe do të flasim për Teatrin Kombëtar sic folem për stadiumin sot. Në kushtet që jemi pas 4 vitesh do të flasim në Teatrin e Ri Kombëtar, për këto arsye numri 19 është i vecantë.
Faleminderit Pandi se kur e thua ti është edhe më bindëse për elektoratin gri se kur e them unë përtej magësisë që emi unë nuk e konceptoj dot si njeri që kam lindur në Tiranë si njeri që kam drejtuar Bashkinë e Tiranës me të gjithë qytetarët të mbledhur këtu dhe të gjitha shtresat që në vitin 2021 partia që lindi nga Lëvizja Studentore për të përmbysur regjismin komunist të vij përpara zgjedhësve dhe u kërkon votën për të marrë drejtimin e vendit me atë skuadër që unë nuk e konceptoj dot që cfarë arsye do të ketë që., ajo që është edhe esenca e asaj skuarde të mbijetojë.
Nga Fatmir Mediu te Dash Shehi, te Shpëtim Idrizi, te Mesila, te Dulja një hata e madhe të mendosh që Tirana e vitit 2021 që ka hyrë në dekadën e re të shekullit të ri të votojë për këto mbetje të shekullit të kaluar, që në fakt e patën m,undsinë të tregonin veten dhe e treguan sesa vlejnë,. Unë jam i bindur se nëse do të kthenim librin e historisë dehe të rikthenim protestat studentore përpara asaj turmës me 100 mijë veta që kërkonin të hiqnin. Do iknin të gjithë me vrap, jo më të vazhdonin.”,Rama.
(R.G/Faxweb/al)