Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Jam ndodhur në një situatë të sikletshme”, moderatorja shqiptare rrëfen se si kolegu i shprehu dashurinë

Teksa po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj për shkak të pandemisë Covid-19, moderatorja Fjoralba Ponari ka qenë tepër aktive në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka qëndruar në kontakt me ndjekësit dhe përveçse është futur herë pas here në video live, ka zhvilluar gjithashtu “mini-intervista” në InstaStory.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në punë, pasi kolegu dhe miku i saj prej kohësh i ka shprehur hapur dashurinë.

Për më tepër, personi në fjalë kishte familje, ndaj Fjoralba “i ka treguar vendin” me përgjigjen e saj.

Si do të reagoje ti ndaj një kolegu që pas shumë kohë miqësie shpreh ndjenjat, ndërkohë që është me familje.”- e pyet dikush.

“Jam ndodhur në të njëjtën situatë të sikletshme dhe i kam thënë t’i mbledhë pëllumbat nga i ka shpërndarë e t’i vërë kyçin kafazit.”- është përgjigjur moderatorja, pa treguar më tepër detaje rreth kësaj historie.

Fjoralba përpiqet ta mbajë sa më hermetike jetën e saj private dhe të rralla janë herët kur ajo vendos të hapet me publikun për çështjet personale të jetës së saj.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close