Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur nga Gramshi përpara simpatizantëve të PS-së, foli në lidhje me portalin e-Albania, të cilin e quajti s’i platformën e zgjidhjes së problematikave të qytetarëve duke shmangur burokracinë shtetërore.
Rama u shpreh që në mandatin e tretë synon që të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve të jenë të disponueshme online dhe telefoni të kthehet në një mjet që të fus në xhepin e çdokujt marrëdhënien e qytetarit me shtetin.
“Sa herë duhet përsëritur ajo që është përsitur dy herë. Nuk ka si del mirë herën e tretë diçka që ka dal dy herë keq.
Mandati i tretë nuk është për mua personalisht, por është për ato gjëra që edhe unë njësoj si ju i di shumë mirë, që janë shqetësimet tuaja, janë bisedat tuaja, janë hallet dhe problemet tuaja. Mes shumë të metave të mia unë nuk e kam pasur kurr të metën që t’i kthejë kurrizin njerëzve pas zgjedhjeve.
Përkundrazi me shumë krenari mund t’iu them, se jam kryeministri që e kam shëtitur Shqipërinë jo për turizëm, por për punë se të gjithë kryeministrat e marrë së bashku gjatë gjithë historisë së krijimit të shtetit shqiptar. Jam kryeministri që i jam përgjigjur të gjithëve në telefon. Jam kryeministri që kam krijuar portalin e-Albania që të shmanget burokracia dhe të zgjidhen problemet e njerëzve dhe tu jepet e drejta.
Ka shumë të drejta që nuk janë gjetur akoma, ka shumë probleme që nuk kanë marrë zgjidhje, po sa janë ata që fal kontaktit direkt me shtetin përmes telefionit dhe komjuterit më të afërt kanë marrë shërbimin. Unë dua që e gjithë marrrëdhënia e qytetait me shtetit të futet në xhep dhe qytetari t’i zgjidh problemet përmes telefonit.
Është e mundur dhe ne do ta bëjmë. Ne nuk i përdorim telefonat për t’iu nxirrë jetën juve: Me kë je dhe hajde voto për ne. Ne duam që çdo telefon të funksionojë që ne, shteti, të zgjidh problemet tuaja”, tha Rama.