Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Jam gati të punoj me ju”, Fauci këshillon Biden: Mbaj të hapura shkollat, por jo…

Doktori dhe shefi i imunologjisë amerikane, Anthony Fauci i bëri thirrje sot presidentit të zgjedhur Joe Biden që të “mbyllë kafenetë sa më shpejt të jetë e mundur, por jo shkollat”.

“Nuk po e them këtë vetëm për të thënë diçka: mbyll kafenetë dhe lëri shkollat e hapura. Ju nuk keni një zgjidhje për të gjitha situatat e mundshme, por siç thashë më parë, fëmijët duhet të kthehen në shkollë, për një arsye”, tha Fauci.

Ai shtoi se “Mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e fëmijëve në shkollë është që niveli i komunitetit të përhapjes të ulët.”

Doktor Fauci ka pohuar se është i gatshëm të punojë me administratën e re amerikane rreth pandemisë, ndërsa nuk munguan përplasjet e vazhdueshme mes tij dhe presidentit në ikje Donald Trump.

SHBA-të deri më tani kanë regjistruar 13.3 milionë të infektuar me koronavirus dhe kanë vdêkur mbi 266 mijë persona, ndërsa të gjitha parashikimet janë se dhe të paktën dy muajt e ardhshme do kenë raste në rritje të personave të prekur.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *