Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar se do të kallëzojë Lulzim Bashën, për shkak të akuzave që ka ngritur kryedemokrati para disa ditësh në Elbasan.
Balla tha në Real Story se akuzat janë të paverteta, duke shtuar se do të jetë gjykata ajo që do ta përcaktoje se kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen.
“Mos më humb idenë më ça njerëz që do të futen si pula në sallë më datë 9 shtator. Nevojat elektorale të PD deri në 13 qershor i dimë të gjithë, janë të lutur që të përdorin arsenalin e sharjeve dhe fyerjeve. Jam duke bërë gati një padi ndaj Bashës për çështje apo akuza të pavërteta që ka hedhur ndaj meje para disa ditësh në Elbasan për nevojat që i duhen atij. PD mund të votojë për Bashën në Elbasan duke më sulmuar mua, skam dyshim. Por le të jetë gjykata që të shprehet për këto akuza,” tha Balla.
(E.H/Faxweb.al)