AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Jahti me 7 turistë jep alarmin SOS, ndërhyn roja bregdetare në Durrës

Rojet bregdetare kanë shpëtuar 7 turistë italianë që rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Detit Adriatik, në Durrës pasditen e sotme.

Jahti S/Y Cayman me flamur Italian i cili ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci, i ka kërkuar ndihmë Kapitenerisë së Portit Durrës pasditen e sotme, pasi gjiu i Durrësit u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erë të fortë dhe shi.

Mësohet se veliera pësoi difekt në det 5 milje nga Durrësi dhe Kapiteneria nisi në drejtim të saj mjetin rimorkiues “Joni”, i cili e rimorkioi deri në Port të 7 personat që ndodheshin në bord.

Por fatmirësisht, burime bëjnë me dije se përveç panikut, turistët nuk pësuan asnjë lëndim.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *