Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


RajoniTe FunditTe Gjitha

Jahjagës i ndalohet hyrja në Serbi: Beogradi vijon politikën e viteve ’90, e vërteta nuk njeh kufinj

Ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, i është ndaluar hyrja në Serbi, ku ajo pritej të merrte pjesë në dy aktivitete.

Ky veprim e ka revoltuar atë, e cila është shprehur se kishte marrë leje për vizitën e saj në Serbi në përputhje me dialogun e Brukselit.

Duke e dënuar këtë veprim të shtetit serb, Jahjaga ka thënë se me këtë veprim Brukseli ka shkelur marrëveshjet që janë arritur mes palëve, duke u kthyer pas në kohë. Ajo ka theksuar se pranimi i së vërtetës mbi krimet e luftës në Kosovë është e vetmja mënyrë që shoqëritë e dy vendeve të ecin përpara.

Reagimi i Atifete Jahjagës:

Unë sot do të duhej të isha në Beograd për promovim të librit “Unë dua të dëgjohem” në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ku u ftova të mbaj fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Hyrja ime në shtetin e Serbisë u pamundësua me një arsyetim absurd.

Përgatitjet për vizitën janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë.

Autoritetet e Kosovës i kanë njoftuar me kohë dhe me përpikëri autoritetet e Serbisë, siç është e paraparë me marrëveshje, por zyrtarët në Beograd kanë dështuar t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje, duke e shkelur atë me qëllim që të ndalojnë vizitën time.

Zyra ime dhe organizatorët e festivalit janë në komunikim të vazhdueshëm për të siguruar pjesëmarrjen time në këtë festival, me bindjen se pranimi i së vërtetës mbi krimet e luftës në Kosovë është e vetmja mënyrë që shoqëritë e dy vendeve të ecin përpara.

Unë nuk kam iluzione që zyrtarët e sotëm të Serbisë do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, sepse ata po e vazhdojnë politikën e viteve të 90-a kur kanë qenë edhe protagonistë.

Por dua të shpreh respektin tim për organizatorët e festivalit, një grup të rinjve dhe aktivistëve që nuk do të lejojnë që e ardhmja e tyre dhe e tërë rajonit të mbahet peng nga këta udheheqës që duan ta fshehin të vërtetën. E vërteta nuk njeh kufinj.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *