Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

“Ja të shikojmë sa i mirë je”/ Erion Kristo sfidon Edi Ramën, plotëso këto dy kërkesa që të të besoj

Pedagogu Erion Kristo i ka kujtuar kryeministrit Rama me një postim në Facebook se para disa ditësh në një komunikatë Rama është shprehur se është i mirë dhe për ta vertëtuar këtë Kristo i cakton dy sfida.

Sfida e parë që aktivisti i drejton Ramës është që ai të fal gjobat e covid.

“Nëse je i mirë fali përsëri gjobat e kovidit. Edhe pa to ishim keq, mendo dhe me to. Meqë e fituam luftën dhe ti ishe komandanti i luftës. Jemi brenda logjikës. Sidomos patentat. Kanë mbetur njerëzit pa punë për shkaqe nga më banalet.” shkruan Kristo.

Ndërsa në sfida e dytë ai kërkon nga kryeministri uljen e tatimitpër rrogat e larta.

“Hoqe fare tatimin e biznesit të vogël, se u godit nga kovidi, madje dhe TVSH po flitet. Ule tatimin edhe për rrogat pak më të larta, se dhe shtresa e mesme u godit nga kovidi. Nuk ka kuptim t’i heqësh tatimin biznesit, kur nuk i ul tatim fitimin një njeriu që thjesht është rrogtar, pra nuk fiton, thjesht paguhet për një punë të kualifikuar. Dhe tatohet me 23%, pra një e katërta e rrogës, kur dividenti i kompanive miliardere tatohet me 8%. Pra, tatimi progresiv është vetëm sa për të thënë. Ule tani se erdhi korriku. Pastaj, ska më vlerë. Se i bie ca të nënës e ca të njerkës. Ja të shikojmë sa i mirë je.” përfundon postimin Kristo.

Postimi i plotë

“Kryeministri para ca ditësh bëri një komunikim me publikun ku thoshte se ishte i mirë. Do të doja ta besoja, por ai nuk më jep shkas. Ja dy sfida:

1. Nëse je i mirë fali përsëri gjobat e kovidit. Edhe pa to ishim keq, mendo dhe me to. Meqë e fituam luftën dhe ti ishe komandanti i luftës. Jemi brenda logjikës. Sidomos patentat. Kanë mbetur njerëzit pa punë për shkaqe nga më banalet.

2. Hoqe fare tatimin e biznesit të vogël, se u godit nga kovidi, madje dhe TVSH po flitet. Ule tatimin edhe për rrogat pak më të larta, se dhe shtresa e mesme u godit nga kovidi. Nuk ka kuptim t’i heqësh tatimin biznesit, kur nuk i ul tatim fitimin një njeriu që thjesht është rrogtar, pra nuk fiton, thjesht paguhet për një punë të kualifikuar. Dhe tatohet me 23%, pra një e katërta e rrogës, kur dividenti i kompanive miliardere tatohet me 8%. Pra, tatimi progresiv është vetëm sa për të thënë. Ule tani se erdhi korriku. Pastaj, ska më vlerë.

Se i bie ca të nënës e ca të njerkës.
Ja të shikojmë sa i mirë je.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *