
Deputetja Mesila Doda, ka publikuar në profiling e saj një video ku pretendohet se janë tjetërsuar votat. Në videon e publikuar shihet se si një numërues plotëson me stilolaps fletën e votimit.
Krahas videos “Ja si tjetërsohet vota… Shqipëria qe duam…”- shkruan Mesila Doda
Ndërkohë që dhe me herët Deputetja e PDIU ka denoncuar me video votat që sipas saj i janë vjedhur PDIU në qarkun Tiranë, ku Shpëtim Idrizi nuk arriti të marrë mandatin e deputetit. PDIU pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në Qarkun e Tiranës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme hapjen e 72 kutive të cilat do rinumërohen nesër ne orën 10:00. (S.SH/Shuplaka)
Ja si tjetersohet vota…Shqiperia qe duam…
Posted by Mesila Doda on Wednesday, July 12, 2017