Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me kandidatin për deputet në zonën e Kamzës kanë vizituar dy familje në Paskuqan të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Teksa po bisedonin me të zotin e shtëpisë së një nga familjet e dëmtuara, Flamur Noka tregoi sesi ia kishin hequr padrejtësisht bonusin e qirasë por më pas ia kishin rikthyer kur u mor vesh se kryefamiljari kishte folur me Flamur Nokën.
Pjese nga biseda:
Lulzim Basha: Shtëpia është dëmtuar nga tërmeti?
Jetmir Mizaj: Po! Është dëmtuar shumë, janë thyer 6 kolona.
Lulzim Basha: Është bërë e pabanueshme?
Jetmir Mizaj: Po është bërë e pa banueshme.
Lulzim Basha: Domethënë jeni zhvendosur? Nuk jetoni më?
Jetmir Mizaj: Jo unë jam rikthyer pasi më hoqi bashkia, prej 2 muajsh. Unë akoma banoj këtu, në katin e tret. Sepse nuk e përballoj dot qiranë. Bonusin 2 muaj ma kanë heq. Ma kanë dhënë një vit, mbrapa ma hoqën, ma rikthyen prapë. Kur ma hoqën u detyrova të kthehem prapë në banesë.
Flamur Noka: Ja rikthyen pasi u kontaktua me mua. U mor vesh që kontaktuam bashkë.
Lulzim Basha: Thjeshtë ryshfet elektoral domethënë.
Jetmir Mizaj: Unë kam frikë prapë se do ta heqin. Kjo shtёpi nuk ёshtё pёrfshi fare as DS1 as DS2 as DS3.
I njëjti problem edhe për familjen e Bashkim Zogut, ku përveç mungesës së ndihmës për shtëpinë e shkatërruar, ai e ka të vështirë gjetjen e një pune.
Pjesë nga biseda:
Bashkim Zogu: Kemi ngelur pa punë, pa asnjë gjë, në mëshirë të Zotit!
Lulzim Basha: Të dy jeni të papunë?
Bashkim Zogu: Po! Pa punë, kam pas shtëpinë në fshat dhe atje ma shembi tërmeti dhe këtë shtëpi e kam bërë me Xhevahirin.
Lulzim Basha: Mbështetje s’të ka dhënë?
Bashkim Zogu: Asnjë gjë në fshat, mi ka shembur tërmeti asnjë lloj gjëje në botë!
(E.H/Faxweb.al)