Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ja pse i intereson Ramës përplasja civile”, Bejko zbulon të shkuarën e kryeministrit: Që i vogël ka qenë frikacak, mbronte halabakët

I ftuar në studion e lajmeve ditën e sotme në televizioni FaxNews ka qënë anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko.

Në një bisedë më gazetaren Klaudja Karabolli, Bejko ka folur për aktualitetin politikë , përplasjen që ka ndodhur ditën e sotme në disa KZAZ të qyteteve të ndryshme në vend por gjithashtu nuk ka lenë pa përmendur dhe protestën e 21 qershorit.

I pyetur se a munden qytetarët por njëkohësisht dhe ish-deputetët e PD, të mbrojnë fizikisht dekretin e Metës, Bejko u shpreh:

Ata i kanë kërkuar me të drejtë anëtarëve të KZAZ që të lirojnë ambjentet dhe të marrin mbrapsht të gjitha matërialet zgjedhore. Duket se KZAZ nuk e ka pranuar këtë gjë dhe normalisht që të gjithë kanë vepruar.  Policia në vend që të ndjeki kërkesën që e kanë detyrim ligjor për ekzekutimi të kryetarëve të bashkisë i dalin krah një institucioni. Megjithatë duhet theksuar se të gjitha këto veprime, bazuar dhe tek revolta e sotme është një paralajmërim për protestën e 30 qershorit. Është alarmante, është e frikëshme dhe njerzit duhet të kenë frikë nga kjo situatë. Sot stabiliteti i vendit dhe i rajonit është në rrezik. Data 30 do të jetë një vdekje e paralajmëruar. Të gjitha kërkesat e ramës më kujtojnë situatat e viteve 90 ku Ramiz Alia nxirrte dekret pas dekreti si adrenalinë për atë pushtet të dekur. Sistemi që Rama është munduar të mbaj në këmbë është i kapur me një korrupsion galopant.

I pyetur për reagimin e OSBE bërë ditën e sotme për të shmagur dhunën dhe përplasjen fizike, Bejko u shpreh:

Ndërkombëtarët e bëjnë situatën tragjike. Të gjitha palët mendojnë se kanë të drejtë, por nuk është Rama ai që mund të zhvilloj zgjedhjet. Është Presidenit ai që i deketon zgjedhjet dhe me Kushtetutë dhe me Kodin Zgjedhor. KQZ duhet të ndjek Presidentin nga mbarapa, edhe sikur ky i fundit ta ketë gabim.

Ndërkohë në FaxNews Roland Bejok ka folur dhe për argumentin e socialistëve , të cilët shpëesh e përmendin faktin se zgjedhjet u takojnë qytetarëve.

Datën e përcakton Presidenti me dekret dhe pikë. Ramës i intereson ta çoj vendin në përplasje sepse tashmë është i kapur, mbreti ka dalë lakuriq. Unë mendoj se duhet një tjetër marrëveshje, por tashmë partneri që do të kryeht kjo marrëveshje e ka humbur besueshmërinë.  Rama e banalizioi opozitën duke i ngushtuar të gjitha hapësirat e saj, të hiqte dorë nga dialogu politikë. Rama ka marrë të gjitha pushtete për vete, duke u kthyer haracin të gjitha bandave që janë në pushtet.

Jashtë vëmendjes nuk janë lënë në bisedë dhe përgjimet e publikuaraq nga gjemania ‘Bild‘.

Ne i dimë dhe me emra por problem është që nuk kemi prova. Skema e PS ka qënë një skemë lokale. Ministrat kanë bërë një raport që duhet të marrë në konsideratë. Aty tregohet se si Rama i ktheu shpinin qytetarëve dhe u mori votën e lirë. Ne dim që ka pasur prezencë të lartë të shërbimeve inteligjente të huaja në Gjirokastër dhe presim ndonjë tjetër përgjim.”

Bejko ka komentuar dhe thirrjen e Lulzim Bashës në Prokurori, duke theksuar I prerë se diçka e tillë kurrësesi nuk mund të ndikojë në aksionin opozitarë.

Nuk e dëmton fare thirrja e Bashës në Prokurori sepse zotërinjtë e Prokurorisë janë nën urdhrat e Ramës sepse nuk kanë paraqitur asnjë provë.”

Në mbyllje të bisedës Bejko ka folur për shpërndarjen e Parlamentit nga ana e Presidentit por gjithashtu dhe për protestën e 21 qershorit duke treguar se kujt mund t’i adresohet përgjegjësia nëse ushtohet dhunë.

Përgjegjësinë e mban vetëm Edi Rama ai është shkaku. Kryeministri i vendit ka për detyrë të sigurojë sigurinë sociale. Qytetarët kur janë në kushte ekstreme kanë të drejtë të përdorin dhe dhunën. Nëse zgjedhjet nuk zhvillohen asgjë nuk ndodhë, sepse vijon po njëlloj puna e këshillëve bashkiak. Miqtë e Edi Ramës tregojnë se ai është i sëmurë, është dhe frikacakë. Ai duhet ta ketë në psikikën e vetë që kur kanë qënë fëmijë. Në moshë të hershme Rama do ketë qenë ndonjë frikacakë,ndoshta në lagjen e tij gjithmonë ka ndihmuar halabakët. Edhe tani atë po bën.

Sa i përketë kërkesës së Presidentit për të mësuar numrin e saktë të deputetëve në Pralament duhet të them se vetë ai e ka bërë hapin e tij. Tashmë është radha e Kryeministrit Rama për të siguruar qetësinë sociale të vendit.”

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *