Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalimin e tij këtë të shtunë në Gjirokastër, pasi një qytetar bërtiti Rama ik, thirrje kjo që po e shoqeron Ramën në shumë takime.
Kryeministri e lidhi këtë qytetar që bëri një nga thirrjet më të dëgjuara së fundmi me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e sulmoi ashpër duke e quajtur ditziu dhe plaku i vrerosur i vitit 1996 që vazhdon të jetojë si shpirt brenda atyre që nuk përtypin dot punët e bëra nga qeveria e tij, sipas Ramës.
“Ja doli njëri aty, Rama ik thotë. Se po e prisja. Vazhdon koncerti i vitit 1996. Është i njëjti koncert. Dhe ai ditëziu, plaku i vrerosur i vitit 1996 vazhdon të jetojë si shpirt brenda atyre që nuk e përtypin dot simfoninë e punës sonë në të gjitha drejtimet. Dhe që do të mbetet në historinë e këtij vendi si muzika e punës, kur shqiptarët vendosën se nuk do ktheheshin më prapa por dio ngjiteshin në majë”, tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)